osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të gjithë me sy nga ju… të mos e kthejmë “Europën” si Shqipëria!

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të gjithë me sy nga ju… të mos e kthejmë “Europën” si Shqipëria!

Nga Anri Bala

Nuk isha asnjëherë skepitik se do mund t’ia dilnit, të kërkonit atë që prej vitesh u takon, të jeni në piedestalin e këtij sistemi të kalbur, qysh kur u ngrit, ku protestat apo të drejtat tona i lyp hajduti, krimineli e sharlatani, me premtime të rrejshme për të grabitur, vrarë e u tallur sërish.

Ama për diçka duhet të biem dakort, se ky nuk është faji i tyre, absolutisht… por faji i im edhe i juaji nga pak! Por e vetmja pendesë që kam, është të bëj një “mea culpa”, se ndoshta duhet të bëja më shumë, edhe ju ndoshta sot duhet të bëni më shumë.

Por, sot unë i kam sytë nga ju, me shpresë për ta bërë Shqipërinë tonë si gjithë Europa… por jo për ta kthyer “Europën” tonë si Shqipëria e atyre, që e vodhën dhe e sakatuan, e drobitën e rraskapitën nën syrin tonë, nën hundën tonë!

E unë shihja, ndoshta edhe ti, duke ia lënë fatin tonë në duart e gjakosura të disa hajnave! Por sot, të gjithë jemi në duart tuaja dhe zëri juaj, e përgjegjësia juaj është me e madhe se dje, sigurisht, të nisur vrulltazi për të kërkuar atë që ju takon, pa e ditur se ku po shkonit dhe pa e ditur se si do e kërkonit.

Sot, keni përgjegjësinë për të arritur qëllimin, nuk mund të vazhdoni me kërkesa pafundësisht,

Madje për të gjithë ata që fërkojnë duart, me shpresën për t’iu shfrytëzuar, e për të mbajtur gjallë zjarrin tuaj me pagure gjoja benzine por të mbushura me ujë, e kanë gabim, shporrini dhe ktheni sytë nga familjet tuaja, pyetini ata se çfarë kanë nevojë, e çfarë janë detyruar të heqin tash 28 vite, herë duke i hequr padrejtësisht nga puna e herë duke i anatemuar si militantë.

Mos ndaloni duke u kënaqur me një batanie të re leshi, në konviktet tuaja. Jo se nuk ju duhet, edhe ajo si çdo gjë tjetër, por më shumë se çdo gjë ju duhet fati i të ardhmes tuaj dhe ai fat vlen më shumë se çdo kërkesë, se çdo dhuratë, sepse vlenë… një jetë.

Mos ndaloni dhe mos i lejoni pengmarrësit e demokracisë, që e zhytën këtë vend nëpër lluca dhe gjole, të mbushin “sytë me lot” për ju, si të habitur, që ekzistoni ju dhe halli juaj, a thua se kurrë nuk kishin dëgjuar dhe parë… student?!

A thua, se kur ato vidhnin e masakronin këtë vend, ju ishit të lumtur, duke u shkolluar pa shkollë, me paratë e bukës, së nxjerrë me dhimbje dhe djersë nga prindërit tuaj, për t’iu hedhur nëpër sokaket e të marrëve, aty ku as emrin nuk i’a dinin shkollës.

Ndaj mos ndaloni, deri kur të shikon dritë në horizont… jo vegim. Këtu nuk flitet për të përmbysur një kastë, por një klasë politike që nuk ka ngjyrë… përveçse asaj të parasë.

Ama dijeni, se unë, sikurse prindërit, motrat dhe vëllezërit tuaj, ju kemi shpresën e fundit, që ky vend bëhet, e andaj nuk duhet ta shpërdoroni këtë mundësi.

Por është edhe e vërtetë, se hallet tuaja edhe tonat bashkë, nuk zgjidhen duke kërkuar pafundësisht çka nuk është bërë për ne dhe për ju këto 28 vite!

Rrokni momentin, pranoni dialogun, por duke mos bërë kompromise me fatin tuaj, prindërve dhe familjarëve tuaj!

Përvishni mëngët e mos më zhgënjeni duke kërkuar pak, sa një palë opinga për Lulin e Vocërr, për të mbuluar gishtat nga të ftohti, sepse ata vlejnë veç për një ditë, e ju s’keni dalë aty për një ditë… por për një jetë!/Ekskluzive.al