HomeAktualitetDebat

Zyrtari i lartë amerikan mesazh Bashës dhe Kryemadhit: Djegia e mandateve nuk është zgjidhje, fatkeqësi për Shqipërinë nëse opozita s’merr pjesë në zgjedhje

Zyrtari i lartë amerikan mesazh Bashës dhe Kryemadhit: Djegia e mandateve nuk është zgjidhje, fatkeqësi për Shqipërinë nëse opozita s’merr pjesë në zgjedhje

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka zhvilluar një takim me gazetarët ku ka komentuar zhvillimet në vend.

Zyrtari i lartë i DASH u shpreh se vendimi i opozitës për djegien e mandateve nuk është zgjidhje dhe se bojkoti i zgjedhjeve do të ishte një fatkeqësi për vendin.

Palmer inkurajoi të gjithë partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.

“Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik”, u shpreh ai.

Palmer ne takimin me gazetarët theksoi se qëllimi i vizitës së tij nuk është për të negociuar zgjidhjen e krizës.

“Nuk jam ne Shqiperi per te negociuar zgjidhjen e krizes poltike. Inkurajoj te gjitha partite te marrin pjese ne zjedhjet e qershorit. Shqiperia ka qeveri legjitime. Jam i sigurt se kjo qeveri do e coj vendin perpara.

Amerika kërkon transparecë dhe bashkëpunim mes vendeve, ndërsa Rusia kërkon kaos. Ne duam që rajoni të ketë të ardhme, Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Në një vend demokratik lobimi është legjitim dhe proces normal për sa kohë është brenda transparencën., u shpreh ai.