osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

KPK shkarkon kryeprokurorin e Sarandës, Ademi: S’mbaron këtu! Do të shihemi. Po s’të futa në b.urg!

KPK shkarkon kryeprokurorin e Sarandës, Ademi: S’mbaron këtu! Do të shihemi. Po s’të futa në b.urg!

Kryeprokurori i Sarandës Edison Ademi është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ademi mbajti një qëndrim të ngjashëm edhe gjatë seancës dëgjimore, kur i tha trupës gjykuese se kishte informacion që një person i lidhur me një anëtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e kishte kërcënuar se do ta shkarkonte.

Komisioni nuk reagoi ndaj qëndrimeve të Ademit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për pasurinë e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademi, si dhe e akuzoi për deklarim të rremë, në lidhje me njohjen e dy personave me precedentë penal.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), ka dorëzuar raport negativ për prokurorin, duke konstatuar deklarim të rremë, fshehje të pasurisë dhe gjendje në kushtet e konfliktit të interesit, sa i takon marrjes me qira të një prone për 99 vite.

Ndërkohë, nga hetimi i Komisionit, janë konstatuar pasaktësi lidhur me deklarimin për apartamentin me sipërfaqe 130 metra katrorë në Vlorë, të blerë në vitin 2012 në vlerën 45 mijë dollarëve.

Nga hetimi, janë evidentuar paqartësi edhe për një apartament ku ka jetuar në vitin 2003. Sipas komisionit, subjekti e ka porositur verbalisht këtë apartament në vitin 2002 dhe është tërhequr në vitin 2003.

Më tej, relatorja tha se prokurori ka deklaruar në deklaratën veting shpenzime në vlerën e 800 mijë lekëve për mobilie, ndërsa në deklarimin e vitit 2005 shuma është deklaruar 500 mijë lekë.

Problem është konstatuar edhe në blerjen e 2 makinave, shpenzimet për të cilat nuk arrinte t’i justifikonte. Sa i përket vlerësimit profesional, është konstatuar se nuk ka problematika me aftësitë profesionale dhe organizative. Por, në lidhje me etikën janë evidentuar dëshmi të rreme për njohjen dhe kontaktin me dy persona të proceduar penalisht.

“Në lidhje me shtetasin F.D., u konstatua se për të në vitin 2011, është regjistruar procedimi penal për armëmbajtje pa leje. Hetimi është marrë nga subjekti dhe nga numri i telefonit të tij, është lënë takim me personin F.D., por nga pyetja që i ka bërë komisioni, subjekti ka mohuar njohjen me të.

Kështu, duket se subjekti ka pasur njohje me këtë person dhe pavarësisht kësaj, ka marrë në dorë hetimet e çështjes ndaj tij. Duket se subjekti nuk ka deklaruar fakte të vërteta në lidhje me njohjen”, tha relatorja për njërin nga rastet.