Nga Mentor Kikia
Eshtë arrestuar sërish ky ndërtuesi.
Një njeri që pasurohet duke zhvatur e mashtruar qytetarët, duke u shitur të njëjtin apartament disa klientëve, duke bërë kontrata për tu marrë truallin e duke mos u dhënë asnjë metër katrore shtëpi, duke shitur në letër apartamente që si ndërtonte kurrë.
Sa njerëz kanë tentuar të vrasin vetën për shkak të këtij mashtruesi, sa njerëz kanë protetsuar në shi e në vapë, për ti tërhequr vëmendjen shtetit të ndërhyjë.
Padyshim ky ka përfituar nga besimi i njerëzve përmes kontratave të mirëbesimit, por shteti ndaj është, dhe ndaj mashtrimi parashikohet si vepër penale.
E arrestuan edhe vjet, fiks nje vit me pare, me dhjetra padi e dëshmi ne kurriz, por e liruan, dhe sërish nisi ndërtimet me dokumente false të truallit, e duke shitur sërish aprartamentet e një pallati të pezulluar.
Gjykatësit e vetingut do ta lirojnë sërish, pasi do të marrin edhe dorën e fundit të parave të gjakut të qytetarëve të thjeshtë, para se të gremisen nga sistemi.
Dhe pastaj bëjmë anketa: Përse doni të largoheni nga Shqipëria?