Kreu i PD Lulzim Basha do të zhvillojë sot në orën 17:00 një takim me pedagogët e Universiteteve Publike.
Në qendër të diskutimit të hapur edhe për mediat, do të jetë gjendja e Arsimit të Lartë në vend si dhe alternativa që do paraqesë PD për këtë.
Ndërkaq, bëhet me dije se e ftuar për të qenë pjesë është edhe pedagogia Enkeleda Olldashi, bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi.
Nga zyra e shtypit të PD nuk konfirmohet zyrtarisht, nëse zonja Olldashi do të jetë apo jo pjesë e tryezës ndaj s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe pak minuta për të zbuluar listën e pjesëmarrësve.
Prezenca e zonjës Olldashi në këtë tryezë, do të ngjallte shumë interes dhe sigurisht do i jepte më shumë vlerë takimit të Bashës.