HomeBlog

“Je i njëjti Lylzim”! Braçe përmend Bashën duke i kujtuar se kush është ai… ministri që v.rau

“Je i njëjti Lylzim”! Braçe  përmend Bashën duke i kujtuar se kush është ai… ministri që v.rau

Nesër, më 11 maj, e shtunë, opozita do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare ku siç është artikuluar nga eksponentë të PD, do të vijë edhe fundi i qeverisjes Rama.

Mirëpo, për këtë ka reaguar zv.kryeministri Erion Braçe i cili thotë se opozita i ka bërë të gjitha, nga sulmi me armë të lehta e deri te ai me armë të rënda.

“Do e bëni prapë? Po fundin a e dini? Akoma s’keni vënë mend?’, pyet retorikisht Braçe ndërsa shton se pushteti nuk merret me dhunë.

Më tej zv.kryeministri artikulon një sërë akuzash ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha.

‘Je i njëjti Lylzim,

edhe i akuzuari nga prokuroria si shpërdorues epik i parave publike,

edhe ministri ushtarët e të cilit vranë në mes të Bulevardit’, shkruan Braçe.

REAGIMI I PLOTË I BRAÇES:

DO TA SHIHNI NE 11”! Po cdo shohim?!

Ceshte kjo “goditja perfundimtare”?!

Po si nuk e kupton qe

i keni bere te gjitha, te gjitha;

Keni sulmuar me

arme te lehta e te renda,

me tanke e antitanke,

keni hyre deri ne zyra,

televizion gjithashtu;

Po pastaj, e mbani mend?!

Firuat!

Do e beni prape?

Po fundin a e dini?

Akoma skeni vene mend?

NUK MERRET PUSHTETI ME DHUNE OOO LYLZIM!

Kurre!

A nuk e kupton qe cdo gje qe te besh, largohesh edhe me shume nga ai qe ke qellim unik:

PUSHTETIN!

Je i njejti Lylzim,

edhe i akuzuari nga prokuroria si shperdorues epik i parave publike,

edhe ministri ushtaret e te cilit vrane ne mes te Bulevardit;

#IPAGJYKUARI I PERJETSHEM!

VO: nje akuze e rende penale,

nuk fshihet me mitingje partie,

po vetem me gjyq! Ai te tmerron!

Ai te ben te pabesueshem! Ai te ben qesharak!