HomeAktualitetDebat

FAKSIMILE/ Dokumenti zyrtar i IFC-së nxjerr zbuluar Berishën, zgjodhi skenarin me 8-9 euro për tarifën e “Rrugës së Kombit”

FAKSIMILE/ Dokumenti zyrtar i IFC-së nxjerr zbuluar Berishën, zgjodhi skenarin me 8-9 euro për tarifën e “Rrugës së Kombit”

Nisur nga zhvillimet e bujshme për taksimin e Rrugës së Kombit, Sali Berisha flet për mobindje civile dhe revoltë popullore duke theksuar se lobon për interesin qytetar.

Ndërkohë një dokument zyrtar nxjerr thuajse zbuluar deklaratat e tij pasi gjatë qeverisjes ka synuar që taksa për këtë segment rrugor të kishte tarifën 8-9 euro.

Kjo vërtetohet fare lehtë nga një letër zyrtare e kompanisë konsulente IFC e cila është kontraktuar atë kohë nga qeveria “Berisha” për të kryer studimet.

Letra dërguar ministrit të asaj kohe të Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, bën të ditur se nga tre skenarët e saj qeveria “Berisha” kishte zgjedhur atë me tarifë 8-9 euro.

Referuar këtij dokumenti, në 2011 qeveria dështoi me vendosjen e tarifës pasi nuk ka pasur oferta.

Ish kryeministri Berisha ofroi detaje në parlament kur pranoi vetë se ka pasur studim për taksimin e rrugës.

“Është e vërtetë që në vitin 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe ministrin e ndjerë Sokol Olldashi bëmë të gjitha studimet. Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë aty e kisha studimin.

Mora një orientim se ku rrihte mesatarja e mirëmbajtjes dhe nuk e vumë. Bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Nuk u vendos dhe për shkak të Kosovës”, është shprehur Berisha. (TemA)