osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A do e pengojë Greqia integrimin e Shqipërisë pas çështjes ‘Beleri’? Ja si përgjigjet Ministri Hasani

A do e pengojë Greqia integrimin e Shqipërisë pas çështjes ‘Beleri’? Ja si përgjigjet Ministri Hasani

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani shprehet optimist sa i përket integrimit në Bashkimit Europian. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ABC News, Hasani tha se BE është përpjekja jonë, na detyron të shtyjmë përpara, jo afati që na vihet për anëtarësim.

“Ëndrra e gjithë shqiptarëve, në 33 vite demokraci ka qenë integrimi në hapsirën euroatlantike. Është përpjekja jonë na detyron të shtyjmë përpara, jo afati që na vihet. Duhet ta ndajmë retorikën nga dëshira. Vendi është i qartë dhe i bindur se do i bashkohet familjes europiane. Njerëzit, ëndërrojnë të shkojnë në Evropë.” u shpreh Hasani.

Ndër të tjera, Hasani komentoi edhe rrezikun që mund t’i vijë vendit tonë lidhur me integrimin, nga Greqia, nisur nga deklaratat e saj të fundit për çështjen Beleri.

“Nuk mendoj se Greqia do të bllokojë ndonjëherë rrugën e Shqipërisë në BE. Nuk mendoj që Greqia do bllokojë një fqinj kaq të rëndësishëm të saj, për një çështje që i takon sistemit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë” tha ai, ndërsa komentoi edhe marrëdhëniet mes dy vendeve: “Mes kushërinjve apo fqinjëve derë më derë, ka gjithmonë probleme. Zgjidhjet janë gjithmonë të thjeshta”./abcnews.al