osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A i kuptojnë mesazhet amerikane Iliri që të “kap për veshi” dhe Monika që i bënë “sapun palmolive”?

A i kuptojnë mesazhet amerikane Iliri që të “kap për veshi” dhe Monika që i bënë “sapun palmolive”?

Ambasadorja e SHBA-së vazhdon të përsëris udhëzimet, që sigurisht udhëzimet i vijnë prej vendit të saj, për klasën politike të çoroditur shqiptare.

Në daljen e saj të fundit, ajo kërcënoi ashpër të gjithë ata politikanë, që do të tentonin dhunën dhe shkatërrimin e procesit zgjedhor.

“Si mikja dhe aleatja juaj, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë dhe shpresat tona. Ne përsërisim, se do t’i mbajmë udhëheqësit përgjegjës.

Në këtë drejtim, është tërësisht e kuptueshme se ata që aktualisht janë në poste drejtuese kanë përgjegjësinë e parë dhe më të rëndë për të vepruar në interesat e vendit.

Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo ndryshe përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës.

Për ata që dinë të lexojnë, deklarata e ambasadës është tepër e qartë dhe e fortë njëkohësisht, e cila i kalon kufijtë e këshillimit, pasi paralajmëron për ndëshkim të politikës shqiptare.

Masat ndëshkimore mund të nisin nga shpallja e politikanëve “non grata” dhe deri tek pasojat më të rënda ligjore. Mesazhi i ambasadores ishte i qartë:

Kushdo që kërkon dhunë dhe prishje të zgjedhjeve, jo që nuk do e kalojë dot Atlantikun, por do ketë ndëshkime të tjera më të ashpra.

Mirëpo, Salvador Aljende shqiptar, pra Ilir Meta, vazhdon të kërcënoi Amerikën, herë me broçkulla që i lëshon pa teklif pazarit, për të bërë një tjetër Reformë në Drejtësi, sipas ideve të tija “brilante” me këshilltar juridik një të dënuar nga drejtësia… e deri tek ajo më e “tmerrshmja” që do i gjej amerikanët: kapja për veshi, jo nga presidenti por nga shtangisti Ilir.

Meta i paralajmëroi amerikanët, të mos i dalin për zot Ramës më 25 prill, nëse shkakton probleme.

“Amerikanët e Edi Ramës, Ilir Meta i kap për veshi. Flas për Ilir Metën si person, jo si president.

E dini ju si u flas unë atyre, kur vijnë edhe bëjnë maskarallëqe në emër të Edi Ramës.

Ndaj ju bëj thirrje të mos guxojnë t’i dalin për zot Edi Ramës, nëse bën ndonjë shkelje më 25 prill!

Se nëse preket një votë, do të krijohet një situatë dramatike!”, premton Salvador Aljende i Çepanit.

Ndërsa Monika Kryemadhi, tha se zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar të mos djeg mandatet, por kjo nuk e ka dëgjuar.

Ajo ka thënë, se ajo është qytetare e Shqipërisë dhe nuk do të dëgjoj asnjë të huaj, aq më tepër amerikan, se çfarë duhet të bëjë!

“Palmer më mori në telefon dhe më tha që të mos djeg mandatet, por unë se pyeta, jam qytetare e Shqipërisë.

Sa “palmera dhe palmolive” do hyjnë në Shqipëri… Palmer po del në pension, ai nuk paguan taksat e shqiptarëve.”- ka thënë ajo.

Por, ai i kuptojnë këta analfabet funksional paralajmërimin e Yuri Kim në emër të Amerikës dhe çfarë i pret me këto idiotësira që flasin?!

Ndoshta duke u ndjer të rrezikuar për fatin që i pret, nuk e kuptojnë se paratë e grabitura nuk kanë asnjë vlerë për shpëtimin e tyre… por do t’i fundosin më thellë në gropën që i kanë hapur vetes, si dy hajdutë ordiner, që grabitjet i publikojnë si asete të fituara me djersën e ballit, pa punuar asgjëkundi?!strong>/Ekskluzive.al