osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A janë reale 4200 firmat e Berishës dhe sa vlejnë për të përmbysur Lulzim Bashën?!

A janë reale 4200 firmat e Berishës dhe sa vlejnë për të përmbysur Lulzim Bashën?!

Një lëmsh i hartuar nga Basha kur ka bërë statutin e ri të PD-së, që i ra ballit, me krijimin e një organi-përbindësh që edhe praktikisht nuk ka si mblidhet dot, edhe politikisht është i pamenaxhueshëm.

Bëhet fjalë që edhe teknikisht nuk i mbledh dot 7500 persona, përveç në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, apo edhe një stadium në Tiranë. E ky tubim, do të ishte më shumë miting sesa një Kuvend pune, ku i pari nuk e merr vesh të dytin.

Mirëpo çështja këtu është komplikuar aq shumë sa përplasjet e mundshme të ngecnin në teknikalitete, siç ka ndodhur.

Berisha vetë dhe mbështetësit e tij thonë se kanë mbledhur 4200 firma, të cilat do t’i dorëzojnë në zyrat e PD-së. Njerëzit e Bashës, nga ana tjetër kanë dyshime për vërtetësinë e firmave, e ka shumë gjasa që të kërkojnë deklaratë noteriale për çdo firmë të hedhur.

E këtu, duket se do të ndodhë përplasja e radhës, ku njerëzit e Berishës nuk do të pranojnë nazet e burokratëve të Lulzim Bashës. E si përfundim do të mblidhet “Kuvendi”. Mirëpo ky Kuvend do të ketë legjitimitetin e munguar, apo të kontestuar, siç do ta ketë të tillë lidershipin Lulzim Basha nga militantët që përkrahin Sali Berishën.

Çdo të thotë kjo situatë?

Realisht kjo është idealja dhe synimi real që kërkon doktori. Berishës nuk i vlen një marrje e PD-së, që më pas do ta izolonin ndërkombëtarët.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar, ka deklaruar sot se Amerika do të vijojë sanksionet jo vetëm për politikanët, por edhe për kompanitë, subjektet, apo edhe individët që financojnë këta politikanë.

Pra shumë shpejt, Berishës, por edhe të tjerët, si Meta, Tom Doshi, Vangjush Dako, apo edhe të tjerë të mazhorancës do t’i priten krahët edhe ekonomikisht, duke i bllokuar llogaritë bankare. Siç ka ndodhur me oligarkët rusë në vite.

Jemi në një situatë që më shumë se organizative e statutore është politike.

Sali Berisha më 11 dhjetor nuk do ta marrë PD-në, pra të hyjë në Seli duke zbuar nga atje Lulzim Bashën. Nëse Berisha e bën këtë, i nxitur nga “Kuvendi” që ai mbledh, mjafton një deklaratë nga Departamenti i Shtetit të SHBA apo edhe BE-së që ta quajë “nul” gjithë këtë aksion politik.

Megjithatë, më 11 dhjetor Sali Berisha do ta mbledhë Kuvendin e tij, e nga aty do t’i çojë një ultimatum Lulzim Bashës që të lirojë rrugën. Kryetari i PD-së nuk do t’ja pranojë, e do të vijojë kjo status-quo. Megjithatë e mira është që Lulzim Basha, nuk duhet ta lërë varë gjithë këtë krizë, që në fakt është një mundësi politike në radhë të parë.

Jo për të zgjidhur një problem statutor në PD, por për të hapur e ngritur një opozitë të re që kërkon të largojë qeverinë e plakur e të atrofizuar të Edi Ramës. E kjo bëhet, duke prerë përfundimisht “nyjen gordiane” të tranzicionit 30 vjeçar shqiptar. Duke larguar realisht të gjithë ato politikanë që perceptohen në të shkuarën, po të gjithë, të gjithë…

E nëse ndodh kjo atëherë aksioni i Sali Berishës, e humb realisht formën e përmbajtjen e një aksioni që nuk bëhet as për statut e as për politike, pasi nuk ka as ide as platformë, por thjesht për të mbrojtur veten e tij. Pavarësisht se batareja propagandistike e “firmave” është e fortë, ajo nuk ka sens politik, madje ka edhe sens të kundërt, si aksioma e valvolës; që pranon ajër vetëm nga njëra anë…/Pamfleti