osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A po lëshon Ilir Meta pasaporta për shqiptarët e Kosovës, për qëllime elektorale?

A po lëshon Ilir Meta pasaporta për shqiptarët e Kosovës, për qëllime elektorale?

Deri në mes të dhjetorit të 2010-ës, pasaporta e lëshuar prej Shqipërisë merrej prej shqiptarëve në rajon si shenjë krenarie dhe përkatësie kombëtare. Por, pas kësaj periudhe ajo u bë edhe më e lakmuar, sidomos nga shqiptarët e Kosovës për shkak të regjimit të liberalizimit të vizave.

Megjithatë, debatet për lëshimin e këtij dokumenti janë politizuar sa herë që Shqipëria shkon në zgjedhje. Në fushatën e 2013-ës, mes morisë së premtimeve në fushatë, Sali Berisha citonte edhe atë të dhënies së pasaportës shqiptare për të gjithë personat që provonin se kishin kombësi shqiptare.

Deklarata u interpretua si thelbësisht elektorale, jorealiste dhe me synim tërheqjen e votave të atyre pak shqiptarëve të Kosovës që kishin fituar pasaportën e Shqipërisë, e rrjedhimisht edhe të drejtën për të votuar në Shqipëria. Deklarata shkaktoi deri edhe reagimin e Brukselit që e cilësoi atë si qëndrim që rrezikonte stabilitetin dhe paqen në rajon.

Berisha humbi zgjedhjet dhe nuk u testua në pushtet nëse do ta mbante këtë premtim apo ajo. Megjithatë, akuzat për përdorimin e posteve shtetërore dhe abuzim në dhënien e shtetësisë së Shqipërisë për persona me kombësi shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut u rikthyen në verën e vitit 2020.

Këtë herë në qendër të tyre ishte presidenti Ilir Meta, që sipas dyshimeve të ngritura po shfrytëzonte parashikimet e Kushtetutës dhe ligjit për shtetësinë të vitit 1998 për dhënien e shtetësisë së Shqipërisë për shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për qëllime elektorale.

Meta akuzohej se përgjatë Presidencës së tij kishte dhënë pa verifikuar dhe në disa raste edhe persona të akuzuar për vrasje, mbi 400 pasaporta të Shqipërisë me arsyetimin e “meritave të veçanta” për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, ku mbi 90 për qind e rasteve ishin persona të panjohur, që sipas akuzuesve nuk përmbushnin kushtin e meritave të veçanta.

Mes personave që kanë përfituar shtetësinë nga Ilir Meta janë udhëheqës politikë në Kosovë dhe familjarë të tyre. Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, gruaja e tij; dy fëmijët e ish-kryeministrit, Isa Mustafa; djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi; shumë deputetë dhe ish-deputetë, si dhe një numër familjarësh të ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli janë shtetas nderi, ose kanë marrë pasaportën shqiptare për merita të veçanta.

Praktika e dhënies së pasaportave për qytetarët që konsiderohen si persona me “interes të veçantë” është e zakonshme nëpër botë, shpesh si mënyrë për t’i nderuar figurat e njohura politike, për të shpërblyer ndonjë investim madhor, ose për të forcuar ndonjë ekip sportiv kombëtar.

Megjithatë, në Shqipëri kjo praktikë është sulmuar si abuzive dhe që përshkallëzohet në prag të një procesi zgjedhor, ndërsa në Kosovë akuzohet se nga pasaporta e Shqipërisë, që u mundëson lëvizjen e lirë nëpër Bashkimin Europian kanë përfituar vetëm politikanët.

Sipas BIRN nga viti 2000 janë rreth 733 raste të marrjes së pasaportës shqiptare nga personat me interes të veçantë, ku 564 janë dhënë pasi Shqipërisë iu liberalizuan vizat.

A do të votojnë në 25 prill këta shtetas? (SI)