osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Acerbi: Kam pasur më shumë frikë pas rastit të Juan Jesus sesa kur u diagnostikova me kancer

Acerbi: Kam pasur më shumë frikë pas rastit të Juan Jesus sesa kur u diagnostikova me kancer

“Unë kisha më shumë frikë tani, për shkak të kërcënimeve, pas rastit të Juan Jesus, sesa kur isha prekur nga kanceri”. Kjo është një nga fjalitë më domethënëse të intervistës së Francesco Acerbit në “Corriere della Sera”. Mbrojtësi i Interit, për herë të parë pas shpalljes i pafajshëm nga gjyqtari sportiv, tregon të vërtetën e tij:

“Nuk ka krahasim me sëmundjen, ishte një shëtitje në park në krahasim me këtë rast, nuk u tremba. Përkundrazi, zemërimi i egër që kam parë ditët e fundit më ka lënduar shumë. Kam bërë kaq shumë për ta hequr etiketën që kam pasur kur isha më i ri, për t’u bërë shembull i qëndrueshmërisë dhe profesionalizmit, dhe rrezikova të humbisja gjithçka në një çast”.

Acerbi i hedh poshtë me ashpërsi akuzat për racizëm: “Më vjen keq, është një aferë në të cilën të gjithë kemi humbur. Kur u çlirova nga akuzat pashë njerëzit rreth meje të reagonin sikur të isha liruar pas 10 vitesh burg. Jam shumë i lumtur që dola nga një situatë e tillë, ishin ditë shumë të vështira.

Po flas vetëm sot sepse kisha besim te drejtësia dhe nuk doja të rrezikoja të nxisja një bujë tashmë të madhe. Tani që ka një vendim pafajësie doja të thoja fjalën time pa pasur absolutisht asgjë kundër Juan Jesus.

Në fakt është e kundërta, sepse edhe mua më vjen shumë keq për të. Sidoqoftë nuk mund ta quash një person racist për një fjalë të keqkuptuar nën tensionin e lojës. Dhe nuk mund të vazhdosh ta bësh këtë edhe pasi personi i akuzuar është shpallur i pafajshëm”.

Acerbi mbrohet kështu nga akuzat: “Nuk kishte racizëm në fushë, unë nuk jam person racist. Idhulli im ishte George Weah. Kur dola me tumor mora një telefonatë surprizë nga ai, gjë që më emocionon edhe sot.

U kërkua poshtërimi im, masakrimi dhe kërcënimi i familjes sime, po për çfarë? Për diçka që kishte përfunduar në fushën e lojës dhe në të cilën racizmi nuk kishte asnjë lidhje. Fatkeqësisht, racizmi është një gjë serioze, jo një fyerje e supozuar”.