osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Afera me Tiranë-Elbasan: Si ju dhanë kompanisë Aktor 44 mln USD nga Haxhinasto, kur LSI po kalonte në opozitë

Afera me Tiranë-Elbasan: Si ju dhanë kompanisë Aktor 44 mln USD nga Haxhinasto, kur LSI po kalonte në opozitë

Rruga Elbasan-Tiranë, është një nga ato vepra publike që, siç ka ndodhur edhe me “Rrugën e Kombit”, kostoja është rritur rrugës jashtë parashikimeve, duke sjellë një shtesë gati 44% më të lartë.

Kostoja paraprake e ndërtimit të rrugës u parashikua pak më shumë se 312 milionë USD, por vlera e saj u rrit rrugës, njëjtë siç ndodhi me “Rrugën e Kombit”.

Ajo u rrit në 450 milionë dollarë, duke sjellë një odise të vërtetë skandalesh dhe problemesh.

Gazeta Shqip ka siguruar dokumente, ku zbulohet një skandal i përmasave gjigande, pasi në kohën kur Edmond Haxhinasto i LSI-së drejtonte Ministrinë e Transporteve, janë bërë disa manovrime që kanë rritur pagesat jashtë kontrate me më shumë se 44 milionë dollarë.

Kështu, nga nisja e kontratës që është kryer në vitin 2012, kjo kontratë ka pësuar më shumë se 14 amendime, vetëm në segmentin e parë, ndërkohë që për pjesën tjetër, segmentin e tretë nga tuneli i Kërrabës në Elbasan, ka pësuar 7 amendime.

Amendime që kanë sjellë “rritjen e oreksit” të kontraktorit, që janë reklamuar në ARRSH-në, e cila gjithashtu drejtohej nga një eksponent i lartë i LSI-së.

Të gjitha këto manovra janë kryer në një situatë kaotike për vendin, kur ishin kryer zgjedhjet e 25 qershorit 2017 dhe vendi ishte në vakumin e pushtetit të një qeverie në detyrë, ku disa ministra ishin të PS-së, disa “teknikë” të PD-së dhe disa të LSI-së.

Më 4 korrik dhe 24 korrik 2017, një muaj pas zgjedhjeve ku LSI doli në opozitë, janë kryer amendimet e kontratës me firmën Aktor.

Më 30 qershor, 5 ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2015, kompania greke bën një reklamim për segmentin e parë të rrugës, ku kërkon 31,299,889.2 dollarë.

Ndërkaq, Njësia e Menaxhimit të Prokurorimeve në Ministrinë e Transporteve, i bën të ditur kontraktorit se vlera për segmentin e parë i shkon jo aq sa ka kërkuar, por 25,185,012 $ USD, më shumë se 6 milionë më pak.

Të dyja palët, pra kompania dhe Ministria e Transporteve ngrenë sipas kontratës një grup që do të zgjidhë mosmarrëveshjen e quajtur DBR, e cila vendos që shuma që duhet të kalojë tek kompania është 25,220,016.37 $USD.

Ndërkaq, për segmentin 3 të rrugës Tiranë Elbasan, që përfshin aksin nga tuneli në Elbasan, kontraktori ka paraqitur një kërkesë në mars 2017, kur Edmond Haxhinasto ishte ministër i Transporteve, për një shumë shtesë prej 14,029,177.34 $ USD.

Dy muaj më pas, supervizori e ka ulur shumën në 12,475,893.16 $ USD.

Kompania Aktor nuk bie dakord me vendimin e supervizorit për uljen e shumës dhe e çon çështjen në Arbitrazh.

Pas disa përplasjesh, në korrik të 2017, pra kur Haxhinasto ishte ende ministër, Njësia e Menaxhimit të Prokurorimeve e çoi shumën në 11,778,098.87 $ USD.

Njësia e përbashkët e ngritur nga palët, vendosi që në shtator ta ulë shumën në 11,665,552.31 $USD.

Financuesi kryesor i rrugës, Banka Islamike për Zhvillim asnjëherë nuk e ka dhënë pëlqimin për këto amendime të kontratës që janë zhvilluar në mënyrë frenetike.

Pra e gjithë historia e 44 milionë dollarëve që flitet sot në Arbitrazh, nuk janë gjë tjetër por fryti i ndryshimeve të kontratës që ministri i kohës Edmond Haxhinasto ka kryer me kontratën që qeveria shqiptare, përkatësisht ARRSH ka lidhur me kompaninë greke Aktor.

Çdo gjë është kryer në mënyrë frenetike pikërisht në kohën kur Shqipëria ishte në vakum pushteti, gjë që bën “mu” se është dashur të fshihet allishverishi, i cili sot po deklamohet si një dhënie kontrate një subjekti tjetër.

Faktet tregojnë se gjithçka është kryer në mënyrë krejt të dyshimtë nga njerëzit që kanë drejtuar Ministrinë e Transporteve, ARRSH-në dhe NJMP-në, që ishin të gjithë përfaqësues të LSI-së.

Për këtë çështje kanë nisur edhe hetimet, madje Prokuroria e ka çuar çështjen në gjykatë kundër ish-drejtorit të ARSH-së dhe kreut të LSI-së Elbasan, Dashamir Xhika. Haxhinasto në 2013 dhe 2017 u zgjodh deputet po në Elbasan.

Por, Edmond Haxhinasto në një reagim për gazetën TemA, thotë se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta.

Kjo, pasi Haxhinasto thotë se “që nga 9 shtatori 2016 nuk kam qene ministër.

Vetëm ky fakt e hedh poshtë gjithe shkrimin.

Shtesa e projektit është bërë nga të tjerë, sipas procedurave ligjore.”