osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Air Albania” tregon se kur nisin fluturimet nga Rinasi

“Air Albania” tregon se kur nisin fluturimet nga Rinasi

“Air Albania” do të nisë fluturimet ajrore nga Rinasi në fillim të vitit 2019. Lajmin e dha atasheu tregtar i Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Halis Kaya në një forum që organizoi në Tiranë Dhoma Turke e Tregtisë (ATSO) ne Tiranë.

“Palët kontraktore janë duke sqaruar disa detaje teknike, pasi ne kishim planifikuar qe fluturimet të nisnin që më 2018” shtoi më tej ai.

Sakaq kompania ka kaluar testet provë të fluturimeve.

Në 16 qershor të këtij viti, Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror.

Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k.

Qeveria njoftoi se krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për shqiptarët që të preknin disa destinacione me çmime të ulëta duke e konsideruar veten si një linjë “low cost”.

Kryeministri Rama do të deklaronte në prill se kishin nisur rekrutimet e para të stafit për kompaninë ndërkohë që fluturimet e para të saj do të nisin në muajin qershor por kjo nuk u bë e mundur.

Përfaqësuesi i “MDN Investments”, në deklarata publike, bëri të ditur se fluturimet do të nisnin në muajin shtator.

Mënyra e operimit, afatet e sakta për nisjen e fluturimeve apo nëse kompania do të jetë low cost dhe në çfarë nivelesh ende janë të mjegullta për shqiptarët.

Por atasheu tregtar i Turqisë në Tiranë, Halis Kaya tha se çdo gjë është gati, dhe se fluturimet do të nisin shumë shpejt, raporton Monitor.

“Ne e konsiderojmë Air Albania si investimin më të suksesshëm turk në Shqipëri të viteve të fundit” tha ai. Turqia e konsideron Ballkanin si një treg të përbashkët si për, tregti dhe investime, por për Bosnjën dhe Shqipërinë ndjeshmëria e bizneseve turke është disi më e lartë për shkak se konsiderohen si popuj vëllezër.

Për shkak të pozitës së favorshme gjeografike Shqipëria shihet si një mundësi e mirë prodhimi dhe distribuimi të mallrave turke në Rajon”.

Kaya tha se, kompanitë turke në Shqipëri kanë një vlerë tregu prej 1,6 miliardë dollarësh, dhe bashkë me kompaninë Enka që ishte pjese e konsorciumit që ndërtoi rrugën Durrës-Kukës vlera e tregut të kompanive arrin 2.7 miliardë euro.