HomeAktualitetDiaspora

Aksidentohet eskorta e ambasadores turke, humbin jetën dy persona, katër të lënduar!

Aksidentohet eskorta e ambasadores turke, humbin jetën dy persona, katër të lënduar!

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur sot, në Prishtinë.

Lajmi është bërë publik nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ngjarja ndodhi në fshatin Mramor të Prishtinës.

“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime 6 persona, dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që 4 personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, njoftoi Ahmeti.

Mes të lënduarve është edhe ambasadorja turke në Kosovë, pasi pjesë e aksidentit ishte edhe eskorta e saj.

Kivilcim Kiliç mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.