osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Aktori Mehdi Malkaj revoltohet me ambasadoren Yuri Kim: Të kesh turp që na kërkon protesta paqësore

Aktori Mehdi Malkaj revoltohet me ambasadoren Yuri Kim: Të kesh turp që na kërkon protesta paqësore

Aktori Mehdi Malkaj i është drejtuar me një videomesazh ambasadores amerikane Yuri Kim duke i kthyer përgjigje thirrjes së saj për protesta paqësore pas rasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë.

Ai thekson se ndërsa ambasadorja Kim vizitoi e bëri qoka poshtë e përpjetë në bregdetin shqiptar nuk tha asnjë fjalë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Ç’kuptoni ju me fjalën protestë. Popullit shqiptar i ka mbetur një ves jo i mirë që nga komunizmi. Se 8 marsi e 1 maji janë protesta, nuk janë festa.

Se janë derdhur gjak në këto data që kanë fituar ca të drejta njerëzit. U lanë rrugët e Çikagos me gjak mos zonjë për të fituar ca të drejta ajo që quhesh klasë punësore. Ata protestuan dhe arritën ato që donin.

Protesta nuk është një shëtitje nga Kryeministria deri te sheshi, jo. Protesta është një revoltë e brendshme e një grupi njerëzish apo edhe një populli të tërë për talljet që bën ky shtet, apo pushtet, quajeni si të doni zonjë e nderuar” – thotë Malkaj në video mesazh.

Ai e quan turp faktin që ambasadorja amerikane kërkon protesta paqësore në Shqipëri ndërsa në SHBA populli amerikan i vuri flakën vendit pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd.

“Ju patët nderin që të bënit shumë, shumë, shumë gjëra midis të tjerave edhe vizitave poshtë e përpjetë nëpër bregun e bukur të Shqipërisë edhe qoka poshtë e përpjetë.

Po ju te Teatri Kombëtar mos zonjë që është një krim i madh dhe nuk thatë asnjë fjalë. Zonjë e nderuar e dini ju që kjo policia erdhi në mes të natës, kapi ca njerëz në gjumë dhe desh i vrau në gjumë.

Përkundrazi morët ministrin a ish-ministrin dhe bëtë një foto para gardhit që mbulon turpin që bënë këta. Protesta jonë mos zonjë e nderuar, moj zemra ime ishte një protestë 3 vjeçare.

Nuk kemi thyer asnjë xham, kemi parë mos shtypim noj milingonë me këmbë. Kemi qenë shumë seriozë, shumë më të emancipuar se ju që na bëni moral neve.

Moj zonjë a ka të drejtë populli shqiptar të protestojë si populli amerikan. Se më gërryen kjo nga brenda.

Nuk ju vjen turp juve që populli amerikan që bëri atë që bëri.

Që dogji të gjithë SHBA-të nuk keni turp juve që na kërkoni llogari neve që populli amerikan bëri kasaphanë” – vijon ai.