osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Akuzohet Dako: Kush është Ajkid Topore që përlau 8 milionë lekë nga Bashkia e Durrësit?!

Akuzohet Dako: Kush është Ajkid Topore që përlau 8 milionë lekë nga Bashkia e Durrësit?!

Dy janë çështjet që rëndojnë pozitat e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe ish punonjësve të tjerë të bashkisë së Durrësit: kallëzimi penal i banorëve të pallatit që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe abuzimi me një tender që shkaktoi një dëm ekonomik prej 18 milionë lekësh.

Prapaskena.al siguroi dosjen e plotë hetimore të SPAK për Vangjush Dakon. Në bashkëpunim, ish punonjësit e bashkisë së Durrësit akuzohen kanë abuzuar me një tender “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Fituesi i tenderit është Ajkid Topore, pronar i kompanisë “Sphaera”, e njëjta kompani që pak vite më pas ishte pjesë e konsorciumit fitues të një tjetër tenderi të kontestuar dhe në dukje klientelist, koncensioni me vlerë 1.3 miliardë euro për ndërtimin e rrugës “Lekaj-Fier”.

Hetimet janë çelur pas kallëzimit penal të demokratit Ferdinand Xhaferraj, për veprën penale të “Shperdorimit të Detyres” parashikuar nga nemi 248 i Kodit Penal.

Prokurorët kanë marrë në pyetje anëtaren e Komisionit/grupit të punës të ngritur për llogaritjen e fondit limit, Diana Dedja e cila është justifikuar se dëmi ekonomik,ka ardhur si rezultat i një gabimi material apo lapsus duke u llogaritur sipërfaqia e zonës së studimit në 20.4 ha dhe jo 2.04 sikurse ishte në realitet. I njëjti qëndrim është mbajtur nga Djana Dedja dhe në observacionin e drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Midis shoqerisë SPHAERA dhe Bashkisë Durrës është lidhur kontrata më 25 Mars 2014 në vlerën 20,988.000 lekë.

Sipas prokurorisë në bashkepunim me njëri tjetrin anëtaret e grupit të punës Adhurim Qehajaj, Adnand Toçila,Diana Dedja dhe Kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako,me ndërgjegje dhe vullnet kanë kryer veprime të kundërligjshme, në kundershtim me përmbushjen e rregullt të detyres duke sjelle si pasojë dëmin ekonomik prej 18.318.400.

Pasi u vendosën në dijeni nga KLSH për shkeljet e kryera, zyrtarët jo vetëm që nuk morën masa por thelluan më tej dëmin ekonomik, duke Urdhëruar Degën e Thesarit që nga Buxheti i Bashkisë të kalojë në favor të shoqërisë SPHAERA shumën e këstit të dytë prej 8.395.200 që i korrespondon 40% të vlerës totale të kontratës.