osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Aleanca për Teatrin Kombëtar sulmon ambasadorit e BE Luigi Soreca: Po lobon pro Veliajt në Gjykatën Kushtetuese

Aleanca për Teatrin Kombëtar sulmon ambasadorit e BE Luigi Soreca: Po lobon pro Veliajt në Gjykatën Kushtetuese

Aleanca për Teatrin Kombëtar e drejtuar nga Robert dhe Edmond Budina është hedhur në sulm ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca.

Të shndërruar tashmë qartazi në instrumentë politikë, ata këtë herë kanë vendosur në shënjestrër kreun e diplomacisë europiane në Tiranë.

Ata thonë se Soreca po lobon pro kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese dhe provë për këtë thonë se kanë një njeri që punon pranë godinës së Kushtetueses, i cili nga larg paska parë ambasadorin dhe ka bërë zbulimin.

Përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin tha se nuk duhet të lëmë që shqiptarët të varen nga ambasadorë të huaj, të cilët vendosin fatet e vendit me lobimet e tyre’.

Më herët po i njëjti front ka sulmuar edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe ka paralajmëruar pushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

“Anëtarë të Aleancës për Teatrin, të cilët punojnë tek bizneset të godinës së Gjykatës Kushtetuese, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës, Luigi Soreca ka bërë një takim jopublik me kreun e gjykatës në 16 qershor dhe më pas ka dalë nga dera e pasme.

Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e dimë përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance. Kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se çfarë është diskutuar.

Për ne fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cenon shumë legjitimitetin e kryetares së Gjykatës dhe pavarësinë, ndërkohë që kanë kryer këtë takim pa e bërë publik për mediat.

Informacioni që ne kemi është se zoti Soreca ka ardhur për të lobuar pro kryetarit të Bashkisë, sepse mendon se do e lëmë të kalojë aq lehtë.

Ne me këtë kërkesë së sotme i kemi kërkuar SPAK të sekuestrojë kamerat brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese. Nëse do jetë e vërtetë ajo që ne pretendojmë do kërkojmë vetë largimin e kryetares nga trupi gjykues, në të kundërt ne do kërkojmë përjashtimin e gjyqtares nga trupi gjykues. Po bëjmë gati gjithë informacionin do ja bëjmë të ditur BE, sesi një ambasador vjen dhe bën presion pranë Gjykatës Kushtetuese.

Ne po bëjmë gati dokumentacionin do kallëzohet edhe penalisht, por do ti bëhet e ditur edhe BE. Ne do marrim gjithë hapat ligjorë që Soreca të shpallet non grata”, tha përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin.