osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ambasada gjermane në Tiranë mbyllet sportelet për shkak të Covid-19! Opozita presidenciale dhe ajo rrugore: Presion mbi Ramën, pas 1 gushtit “do izolohemi nga BE”

Ambasada gjermane në Tiranë mbyllet sportelet për shkak të Covid-19! Opozita presidenciale dhe ajo rrugore: Presion mbi Ramën, pas 1 gushtit “do izolohemi nga BE”

Zyra e vizave dhe e pasaportave të Ambasadës gjermane në Tiranë ka njoftuar sot pezullimin e aktivitetit të saj si pasojë e koronavirusit.

Ambasada gjermane thekson se për procedurat e mëtejshme do të ketë një njoftim të dytë.

“Prej ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale, Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109.

Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Por, për opozitën në Shqipëri, mbyllja e Ambasadës gjermane është në fakt, jo për shkak të koronavirusit, por mjet presioni ndaj Ramës.

Ja çfarë shkruan organi zyrtar mediatik i LSI-së dhe Ilir Metës:

“Ambasada gjermane në Tiranë njofton se nga sot (e hënë) do të mbyllë ambasadën për shqiptarët. Justifikimi formal duket se vjen për arsye parandaluese ndaj përhapjes së rrezikshme së koronavirusit në Shqipëri, por analistë të ndryshëm thonë për “Koha Jone” se kjo mbetet një parandaluese diplomatike ndaj kryeministrit Rama që nuk dëgjon BE e sidomos Gjermaninë.

Gjermania ka qenë dhe mbetet mikja më e fortë europiane e Shqipërisë për gjithçka, sidomos për hapjen e negociatave. Edhe kur Franca këmbëngulte që negociatat të hapen vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe jo me Shqipërinë, ishte kancelarja Merkel që vendosi veton që duhet edhe me Shqipërinë.

Por kryeministri Rama nuk pranon të dëgjojë parlamentin gjerman për 15 kushtet e BE si dhe në veçanti tani që të mos prekë Kushtetutën në vitin elektoral.

Me sa duket Berlini zyrtar e dha sot një paralajmërimin për Tiranën duke mbyllur ambasadën, por kjo, natyrisht për fajin e kryeministrit Rama, do të bjerë mbi qytetarët shqiptarë të cilët nuk do të marrin shërbimin për viza pune apo lloji tjetër që u nevojiten.

Mbyllja e ambasadës gjermane tregon se edhe vendimi i BE për pas 1 gushtit do të jetë mbyllje për Shqipërinë. Por analistët shtojnë se ky në thelb është një veprim politik i ambasadës gjermane për ti dhënë mesazh kryeministrit se BOLL ME!”