HomeAktualitetKronike

Angli/ Shkoi për të punuar si berber, humb jetën shqiptari

Angli/ Shkoi për të punuar si berber, humb jetën shqiptari

Një i ri shqiptar vetëm 26-vjeç u largua para një muaji nga Shqipëria drejt Anglisë në kërkim të një jete më të mirë, por kjo nuk shkoi siç e kishte menduar.

Një ditë më parë, Franci Çoku nga Divjaka teksa po kthehej nga puna pikaset nga policia britanike dhe në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit, i riu pësoi atak kardiak duke humbur jetën në një moshë fare të re.

Ai kishte lënë Shqipërinë për të vijuar profesionin e berberit në një shtet si Anglia, por ky rrugëtim përfundoi në fatalitet për të riun shqiptar.