osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Antiamerikani Ilir Meta, presidenti që deklaron se frymëzohet nga letërsia revolucionare sovjetike

Antiamerikani Ilir Meta, presidenti që deklaron se frymëzohet nga letërsia revolucionare sovjetike

Nuk ka më asnjë dilemë se Presidenti Ilir Meta është i mbërthyer nga influenca ruse. Gazeta prej muajsh e ka deklaruar se ai dhe Berisha po bënin lojën e Rusisë me skenarët e tyre destabilizues dhe dje ka dalë prova vendimtare. Në konferencën për shtyp të lëshuar në fillim të javës, Meta sulmoi gazetarin Sokol Balla, i cili dje i është përgjigjur. Fillimisht Balla e ftoi që të vinte në emision dhe kishte përgatitur madje dhe pyetjet, një prej të cilave ishte se cili hero e frymëzon Metën.

Por duke qenë se Meta nuk i shkoi në emision, Balla tha se e ka gjetur përgjigjen në një intervistë që Meta ka dhënë pak kohë më parë. Në të vërtetë Meta kishte folur për një televizion rus. Intervista është mbajtur tërësisht e fshehtë dhe u zbardh pjesërisht dje në studion e gazetarit Balla. Bëhet fjalë për një intervistë 20 minutëshe në “Poccnr 24”. Pyetjes se kush e frymëzon, Meta ju përgjigj: “Jam rritur si edhe shumë moshatarë të mi në fëmijëri apo në rininë e hershme me letërsinë sovjetike. Madje një nga arsyet pse jam ndeshur me shumë vështirësi në jetën politike dhe mendoj që kam arritur t’i përballoj ato është sidomos sepse kam qenë shumë i ndikuar nga letërsia revolucionare sovjetike nga shkrimtarët tuaj, dhe sot mund t’ju recitoj fjalën e Oleg Koshevojit, të Fadejevit tek ‘Rojet e Rinj’”, dëgjohet Meta në videon para gazetarit rus. Çdo intervistë që jep Meta në mediat vendase, e sidomos në ato perëndimore, zbardhet me shpejtësi nga zyra e tij e shtypit dh serviret e gatshme. Por nuk ka ndodhur aspak kështu me intervistën që ai ka dhënë në Presidencë për televizionin rus. Fakti që ajo është mbajtur e fshehtë dhe Meta ka thurur elozhe për Moskën, tregon qartë se presidenti është pjesë e lojës ruse. Rusia synon të destabilizojë Shqipërinë dhe duket se Meta është arma e tyre e fundit. Fillimisht u tentua PD dhe LSI për të futur në kaos vendin përmes protestave. Por Bash u tërhoq dhe tani rusët kanë vënë në lëvizje presidentin Meta. Sulmet e tij ndaj SHBA ditë e fundit e tregojnë fare qartë se ai po përkrah frymën ruse. Ndërkohë që, intervista i vë kapak gjithçkaje.

Mediat ruse

Meta është kthyer në armikun më të madh të SHBA ditët e fundit, ndërsa ai dhe Berisha dyshohet e kanë qenë arkitektët e skenarëve destabilizues duke nxjerrë opozitën në rrugë dhe duke sulmuar institucionet me molotov. Por gjithçka ka qenë skenar rus. Protesta e opozitës, djegia e mandateve dhe sulmet ndaj institucioneve kanë bërë jehonë në mediat ruse. Ajo që bie në sy është se agjencia e lajmeve ruse “Sputnik”, ka shkruar mbi 10 artikuj për këtë çështje, sidomos në gjuhën italiane dhe greke. Kjo agjenci është organi qeverisë ruse. Deri këtu duket normale, pasi gjithë mediat e huaja shkruan. Por nëse shihet me kujdes përmbajtja e shkrimeve, bie në sy së pari që më shumë bujë ka bërë deklarata e Ilir Metës për “Deutsche Welle” pak kohë më parë. Ndonëse ishte një intervistë spontane, “Sputnik” i ka dhënë shumë rëndësi dhe i ka bërë jehonë kësaj interviste. Më pas në të gjithë artikujt e tjerë vihet në pah aksioni opozitar dhe theksohen arsyet që e shtynë atë deri këtu, duke renditur akuzat se qeveria “Rama” është e korruptuar, është e lidhur me krimin, ka blerë vota, etj. Në asnjë moment nuk pasqyrohen reagimet e kryeministrit, të institucioneve të rendit apo deputetëve socialistë. Në të gjitha artikujt zë vend Basha, Meta dhe u jepet më shumë rëndësi pjesëve ku nxihet qeveria. Kjo të bën të dyshosh se rusët nuk e duan këtë qeveri dhe po bëjnë gjithçka për ta rrëzuar e diskredituar. Pra duket qartë se Rusia po shfrytëzon presidentin për të destabilizuar Shqipërinë e Ballkanin. /Kliti Topalli