osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ardian dhe Arjana Fullani fshehurazi në vilën e Ilir Metës, rrëfimi i Dritan Priftit për lidhjet mes kokave të korrupsionit

Ardian dhe Arjana Fullani fshehurazi në vilën e Ilir Metës, rrëfimi i Dritan Priftit për lidhjet mes kokave të korrupsionit

Në tetor të vitit 2011, lajmet ishin fokusua tek gjyqi i Ilir Metës në Gjykatën e Lartë, për të cilin prokuroria kërkonte dy vite burg për korrupsion, pas publikimit të videoskandalit në zyrën e Dritan Priftit, ku Meta shfaqej me një bllok të zi, duke bërë pazare me pasuritë publike.

Pjesë e trupës gjykuese që më pas shpalli Metën të pafajshëm, duke rrëzuar ekspertizën ndërkombëtare dhe duke miratuar një ekspertizë paçavure të disa ekspertëve të LSI-së, ishte edhe Arjana Fullani, e cila ia mbathi nga drejtësia nga frika e Vetingut.

Fullani ishte në konflikt interesi, pasi Meta dhe Berisha i kishin emëruar burrin e saj, Ardian Fullanin Guvernator të Bankës së Shqipërisë.

Meta dhe Berisha vijonin aferat me Fullanin, ndërsa bashkëshortja e tij, ishte pjesë e trupit gjykues të dosjes së “Flororit”.

Por, jo vetëm kaq. Ardian dhe Arjana Fullani shkonin fshehurazi në vilën e çiftit Meta. Dritan Prifti, në atë kohë denoncues i korrupsionit të Ilir Metës ka pohuar se “Zonja Fullani dhe bashkëshorti i saj janë miq të vjetër me Ilir Metën. Ky është konflikt më i madh se vota në Kuvend për rizgjedhjen e Guvernatorit Fullani.

Për Fullanin guvernator do të votoj edhe unë, sepse ai ka bërë një punë të mirë në mandatin e tij të parë. Kurse çështja është ndryshe me gjyqtaren Fullani. Unë jam dëshmitar i vizitave të çiftit Fullani në shtëpinë e Ilir Metës. Ky është konflikt, dhe ajo duhej të dorëhiqej nga gjykimi i çështjes Meta”.

Meta kishte në xhep jo vetëm Arjana Fullanin, por edhe kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçajn, për të cilën fliste edhe në video.

Më vonë, Meta dhe Berisha emëruan një ushtar në krye të prokurorisë, Adriatik Llallën. Emëruan anëtarët e fundit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë.

Në atë kohë, Dritan Prifti thoshte se drejtësia nuk ishte gati për të përballuar Metën.

“Unë kam guxuar të bëj publike një video me Ilir Metën. Kam guxuar të godas mafien dhe korrupsionin si askush tjetër në historinë e këtij vendi. Kam dhënë një kontribut të madh për të denoncuar publikisht veprimet e një qeveritari të fuqishëm dhe në detyrë.

Kam shumë video të tjera dhe shumë prova të tjera për t’i treguar shqiptarëve si qeverisen, dhe nga kush grabiten. Por duhet pasur parasysh që unë jam njeri, jo “supermen”. Kam familje, fëmijë, të afërm dhe miq e shokë. Nuk mund të bëhem një hero, kur sistemi ynë i drejtësisë që duhet të dënojë këto personazhe të korruptuar nuk funksionon.

Unë e provova me një video, dhe sistemi ngeci. Drejtësia jonë nuk është gati të përballojë këtë lloj sfide, për të dënuar politikanët me pushtet”.

Sipas tij, Berisha nuk mund të distancohej nga Meta, pasi humbiste votat në Kuvend.

“Shoh një përkulje të Berishës ndaj korrupsionit. Korrupsioni lulëzon në qeveri, kurse Berisha rri dhe vështron. Ai është i pafuqishëm të vazhdojë qeverisjen. Ministrat denoncohen çdo ditë në media me afera korruptive gjigande, kurse Berisha nuk flet, nuk vepron.

Votat në parlament e kanë bërë Berishën të paaftë të reagojë. Berisha bashkëjeton me hajdutë, pranon të punojë me hajdutë, poshtërohet prej tyre, dhe përsëri ka frikë të godasë, sepse i humbin votat në Kuvend”./Pamfleti