osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arrestimi i ish-deputetëve… një tërmet për minjtë, që filluan të lëvizin nga gjirizi!

Arrestimi i ish-deputetëve… një tërmet për minjtë, që filluan të lëvizin nga gjirizi!

Nga Anri Bala

Ndoshta ishte e papritur dhe jo fort “e këndëshme” ngjarja e djeshme, ku krahas aksionit për kokat e trafikut ndërkombëtarë të drogës, u arrestuan edhe dy ish-deputet, njëri për korrupsion pasiv dhe tjetri për tjetërsim pronash në bashkëpunim. Natyrisht, që pa marrë të drejtën e prokurorit dhe gjyqtarit, për shumë qytetarë veprimet e prokurorisë, nuk ishin shumë të pëlqyera, sepse prisnin më shumë.

Nëse drejtësia ka nisur të pastrojë llumin, le të bëhet me peshq, ngjala, cironka… çfarëdo që të mbaj e “ushqej” ky moçal i jonë i vogël, sepse krimi ka vetëm një ngjyrë, e ata që u përlyen,  të sterrosur, nuk do dalin pa u lagur, kur nuk ka lum që i lanë.

Por u shokova, kur mu desh të dëgjoja një deklaratë nga bregu i Lanës, se: aksioni i mbrëmshëm ishte për peshq të vegjël… për të mbuluar ata të mëdhenjtë! Nëse dy (ish)deputetë, na qenkan të vegjël, atëherë fërkova duart, se për nga radha e të mëdhenjve, tani u takon ministrave e ish-ministrave, kryeministrave e ish-kryeministrave, presidentëve e ish-presidentë.

Por anekdotave të bregut të Lanës, pritësit e ethshëm të drejtësisë ua kanë pirë lëngun, e ndaj prisnin, që nën pranga të ishin bashkë me Çukon edhe Prengën, ministra ose ish-ministra, kryeministra ose ish-kryeministra apo dhe ndonjë president… shumë prej të cilëve kanë konsumuar krimet më mostruoze, që i dënon ky vend.

Ndaj, ka të drejtë “mëzi” që pëllet, një herë për lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut “bamirës” të tokave të tjetërsuara në Lezhë dhe një herë për inkurajim të drejtësisë për arrestimin e “përfituesit” të tokave të përvetësuara në po të njëjtin vend.

Me thënë të vërtetën, më la një shije të hidhur drejtësia… kur poseduesi i pushtetit, që akuzohet si bamirësi i Ndokës, u arrestua dhe pas kujës së turmës së irrituar dhe kërcënimeve të “Shtëpisë së Gjetheve” u lirua dhe gëzon të gjitha atributet e funksionit të tij.

Nuk e gjykoj rastin, jo se nuk dua, por gjykimi bëhet në tjetër vend, jo në rrugë të madhe mes sheshit të kukuvajkave vajtuese për fatin e tyre duke u tallur me fatin e tjetrit. Ama, nëse është i pafajshëm bamirësi me detyrë shtetërore, si na qenka i fajshëm perfituesi, me detyrë “qytetare”?!

Të vjen seriozisht të gajasesh kur mendon, se Ali Baba i ka dhënë ca “monedha” floriri, që nuk i takojnë një miku dhe rron e mbretëron, e përsëri dhuron… kurse miku dergjet burgjeve përse pranoi dhuratën!

Megjithatë, kjo vlen pak për qytetarin që pret drejtësi! Ah, sa do vlente sikur ai aksion, aq i bujshëm, të kishte bërë shokë rruge gjithë ata politikanë dhe shërbëtorë të politikës, që nuk u trembet syri t’i publikojnë botërisht asetet e tyre kriminale, si produkt i djersës papunuar, asnjë ditë.

Përse po më duket, sikur drejtësia po ecën akoma në gjurmët e padrejtësisë?!

Përse janë gëzuar dhe lumturuar këto njerëz, duke na kujtuar dhe njëherë drejtësinë e tyre, sa herë që kopukët e tyre dalin e flasin të keqardhur, për padrejtësinë tonë?!

Vërtetë e keni harruar, se si Xhaferr Isufi dhe Xhuvi Furxhi, kthyen detin në truall ndërtimi e mbi të ngritën karabinanë dhe si “përfituesit” e një vepre penale, morën plot 13 milion euro?!

Ndërsa zyrtarët që i lejuan dhe bashkëpunuan, përfunduan pas hekurave të burgut… me pak dhimbje.

Vërtetë i keni harruar tjetërsimet e pronave me qirapërdorje 99 vite, nga gjithfarë ushatari në Golem, Karpen, Gjiri i Lalëzit, Ksamil, Dhërmi e Palasë, apo Fazlliçët me shokë të Porto Romanos?!

Dosjet e pluhurosura, dosjet e dyllosura duhet t’i hapni, sepse kjo do i qetësonte njerëzit dhe do mendonin, se nuk ka më dyshim, po vjen termeti!

Pak po ndihet, kur kupton se nënkëmbë po lëvizin në panik minjtë e frikësuar, por duke shpresuar se: Ishalla Zot, ndaloftë aty!

Megjithatë, për skeptikët, arrestimet e djeshme ishin një paralajmërim i frikshëm, se vetëm kohë mund të përfitojnë zullumqarët dhe langarët… por kurrë falje, në emër të: “Na ishte dikur pushtetarë”!/Ekskluzive.al