osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arrestohen 10 drejtues mjetesh: Vazhdon operacioni “blic” i policisë

Arrestohen 10 drejtues mjetesh: Vazhdon operacioni “blic” i policisë

Policia Rrugore e Tiranës gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.

Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga këta:

9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 38 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

• 26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

• 7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se:
26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që:

• nuk përdorin rripin e sigurimit.
• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
• nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit
• qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse
• pa kontroll teknik të mjetit,

Në këtë kuadër, janë vendosur :

* 83 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 99 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 55 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 12 masa administrative për shkelje të semaforit

* 3 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit

* 2 masa administrative për gara shpejtësie

* 7 masa administrative për xhama të errët

* si dhe 775 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore, duke sjellë rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .