osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Artur Zoto do të kërkojë dëmshpërblim për burgun e padrejtë

Artur Zoto do të kërkojë dëmshpërblim për burgun e padrejtë

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve pritet të kërkojë dëmshpërblim për qëndrimin 1 vit e 9 muaj prapa hekurave. Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm ditën e djeshme Artur Zoto, dhe pak orë pas vendimit ai la qelinë. Në sallën e gjyqit ishin vetëm familjarë të tij, ndërsa Zoto përfaqësohej nga avokati i tij, Ardian Leka.

Ai tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe se Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda u vu nën presion për vendimin që dha.

“Ajo gjë nuk ka ndodhur asnjë herë. Ju keni dëshminë e Labit që thotë se ka folur në telefon me Zoton dhe as kjo nuk ka ndodhur. Gjykata e Shkallës së Parë u vu nën presion, ndërsa Gjykata e Apelit e shqyrtoi me vëmendje”, citon Panorama. Dosja hetimore për Zoton është drejtuar nga prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila është komanduar së fundmi në krye të Prokurorisë së Tiranës. Ajo kërkoi pesë vjet burg për Zoton. Sipas dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkelja në tenderë është konstatuar në vitin 2016, kur Drejtoria e Burgjeve shpalli një tender të mbyllur për furnizimin me vezë dhe bulmet të institucioneve të vuajtjes së dënimit. Në këtë tender pa shpallje, tre konkurrentët binin dakord mes tyre për fituesin dhe ofertat.

Kështu ndodhi edhe në këtë rast, ku fituesi ishte paracaktuar. Konkretisht, administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M. B. Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderët e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.