HomeAktualitet

as humbjes katastrofë, Meta “si lac rrugësh” flet me gjuhën e “gërdallës”: Qendrat e Votimit u kthyen në bordello Rilindase…

as humbjes katastrofë, Meta “si lac rrugësh” flet me gjuhën e “gërdallës”: Qendrat e Votimit u kthyen në bordello Rilindase…

QV u kthyen në bordello Rilindase ku dhunohej çdo ligj”, tha nder te tjera Meta.

Pas humbjes katastrofë më “14 maj”, Ilir Meta me një fjalor të shthurur ka justifikuar rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe “shuplakën” që i dha populli shqiptar dyshes ‘Meta-Berisha’.

Meta vazhdon “këngën e njëjtë” duke pretenduar se Edi Rama i ka vjedhur votat.

“Procesi zgjedhor i 14 majit, ishte një fitore e krimit ndaj lirisë të së zgjedhurit, shkrirje e policisë me krimin kundër vullnetit të lirë të qytetarëve.

Grupet kriminale dolën hapur krah partisë pushtet e policia nuk ndërhynte e nuk paraqitej askund ku denoncoheshin të tilla veprime kriminale. Boja në gishtin e votuesve fshihej menjëherë. U gjakosën komisionarë nga kriminelë të Rilindjes në administratë e bandat e saj aktive.