osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ata që sot çirren për Portin e ri të Durrësit e nxorën Shqipërinë në pazar për 1 euro

Ata që sot çirren për Portin e ri të Durrësit e nxorën Shqipërinë në pazar për 1 euro

Nga Ardit Rada

Në vitin 2005, Sali Berisha do të rikthehej si Kryeministër duke frymëzuar shumë shqiptarë të elektoratit gri me motoni e tij ‘Me duar të pasta”. U desh vetëm një vit në krye të qeverisë për ta kuptuar se përse ishte rikthyer. Ndër vendimet e para që do të merrte nuk ishte arrestimi i kupolës socialiste që s’kish lënë epitet pa i vendosur. Sali Berisha, shkurt dhe qartë, nxori në shitje me ligj Shqipërinë për 1 euro metri.

Në atë kohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar e kritikoi ashpër dhe i bëri thirrje të ndalej. Ajo kërkonte transparencë për skemën e Sali Berishës dhe mbi të gjitha, të shënohej në buxhet kostoja reale e pronave që do të jepeshin me 1 euro.

Kjo nuk ndodhi sikurse as investitorët që do të thitheshin si me magji nga kjo shpikje brilante nuk erdhën. E gjithë skema u përdor që klientet e Sali Berishës, monopolistët dhe zyrtarët e lartë të merrnin për një çapë bukë pronën publike. Dhe të gjithë jemi dëshmitarë më pas sesi u tjetërsuan këto toka e objekte në sheshe ndërtimi.

Sot, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë kombinuar daljet e tyre publike edhe pse në një mënyrë të trashë dhe aspak joshëse. Mjafton të hapësh televizorin në mesditë dhe porsa mbaron Berisha konferencën për shtyp, shfaqet Meta. I pari lëshon akuza si për të na vërtetuar më tepër se asgjë nuk ka ndryshuar tek ai. I dyti nxjerr dhe disa letra që i shkarkon në internet, në faqet zyrtare të ministrive dhe i paraqet si shkresa koenfidenciale. Të dy i bashkon e njëjta temë: Projekti i Portit të ri të Durrësit.

Pasi dështuan të tmerronin NATO-n se qeveria shqiptare do t’i vidhte paratë nëse benin bazë në Porto Romano, tani i janë qepur një investitori të njohur nga bota arabe. Shtatë variante ka thënë brenda një viti dyshja që e nxori vendin në shitje për një euro, për ta blerë po ata. Një herë hapën shampanjë për lajmin që shpikën vetë se Mohamed Alabbar u tërhoq nga projekti në Durrës dhe e la Edi Ramën batall. Pastaj thanë se është një kompani nga ishujt Kejmen.

Sot, pasi investitori i njohur doli në një intervistë për të sqaruar projektin, i kërkojnë llogari: A ke bashkëpronarë të tjerë dhe cilët janë? Po pse e gjithë kjo luftë me Portin e ri të Durrësit? E kanë me Edi Ramën apo Mohamed Alabbar? Me gjasë, me këtë të fundit. Këta nuk janë mësuar me investitorë, por me klientë. Që nga Rruga e Kombit, tek CEZ-i e Rapiscani.