osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Avokati i Izet Haxhisë: Ka vdekur dita kur Berisha refuzonte të dëshmonte në gjyq! Tani do të vijë me polici, ja çfarë do ndodhë në seancën e 2 tetorit

Avokati i Izet Haxhisë: Ka vdekur dita kur Berisha refuzonte të dëshmonte në gjyq! Tani do të vijë me polici, ja çfarë do ndodhë në seancën e 2 tetorit

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka komentuar vendimin e Gjykatës penale të Tiranës, e cila vendosi që të rihapë gjyqin ndaj klientit të tij, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, për të cilën është dënuar me 25 vjet burg.

Të mërkurën që lamë pas, gjykata i ka dhënë mundësi Prokurorisë të paraqesë kërkesën e saj për provat dhe dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, Vili Minarollin, Sali Lushën, Ylli Rakupin, Genc Pollo. Por gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, avokat Beqiri zbuloi se në seancën radhës, ai do të paraqesë fakte që tregojnë se klienti i tij zoti Haxhia nuk është i implikuar në vrasjen e Hajdarit.

“Në datën 2 tetor zhvillohet seanca gjyqësore në të cilën Avokati i të pandehurit Izet Haxhia do të paraqes kërkesat paraprake, posaçërisht do të parashtroj faktet dhe provat që e pafajësojnë Izet Haxhinë nga akuza e vrasjes me paramendim në bashkëpunim të Azem Hajdarit, në rolin e ndihmësit. Në funksion të këtij përfundimi me pafajësi të Izet Haxhisë, avokati do të paraqes provat e tij me dëshmitarë, aktet shkresore, dokumentet e ndryshme, aktet e ekspertimit, tabulatet telefonike etj.

Ndër dëshmitarët që do thërresë avokati i të pandehurit Izet Haxhia, do të jenë edhe Sali Berisha, Sali Lusha, Zenel Neza, Aishe Haklaj, Fisnik Sina, Zylyfie Haklaj, Jaho Mulosmani, etj”, deklaroi ai. Më tej gjatë reagimit për gazetën “SOT”, avokat Beqiri theksoi se rihapja e gjyqit dhe thirrja e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dëshmuar është një lajm i mirë.

Sipas tij, ka ikur koha kur Berisha refuzonte të dëshmonte në gjykata dhe prokurori, ndërsa theksoi se nëse ai refuzon thirrjen do të merret forcërisht të dëshmojë. “Këta dëshmitarë, për rrjedhojë edhe Sali Berisha, nëse gjykata i pranon me vendim të ndërmjetëm që të marrin cilësinë e dëshmitarit, janë të detyruar të paraqiten para gjykatës.

Fillimisht ata thirren me fletë thirrje nga Gjykata. Nëse nuk paraqiten, herën tjetër vijnë të shoqëruar nga oficerë të policisë, të cilët i sjellin me forcë.

Ka vdekur dhe nuk kthehet më ajo kohë, si në vitin 1999-2000 kur Prokuroria dhe Gjykata e thirri 15 herë Sali Berishën dhe ai nuk denjoi të vinte para tyre, duke e sfiduar haptaz drejtësinë dhe institucionet ligjzbatuese të shtetit”, nënvizoi avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri.