osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Avokati Romeo Kara: 5 misteret e v.rasjes së Hajdarit dhe çfarë fshihet pas diversioneve të Metës, fantazmat e së shkuarës duan pushtet për të ruajtur pasurinë

Avokati Romeo Kara: 5 misteret e v.rasjes së Hajdarit dhe çfarë fshihet pas diversioneve të Metës, fantazmat e së shkuarës duan pushtet për të ruajtur pasurinë

Një lajm i nxjerrë nga dy televizione pranë presidentit Ilir Meta ka trazuar politikën ditët e fundit. Në lajm thuhej se Meta do të bëhet kryeministër dhe Berisha president nëse PD-LSI fitojnë zgjedhjet.

Në një intervistë për gazetën “SOT” ka reaguar një ndër armiqtë më të mëdhenj të Metës e Berishës, juristi Romeo Kara. Zoti Kara është juristi që denoncoi aferën e CEZ, ndërsa sa i takon lajmit që ka trazuar politikën, Kara thotë se është diversion i Metës.

Sipas tij, ky është një mesazh i qartë se fantazmat e së shkuarës duan të rimarrin pushtetin. Ai shprehet se kjo bëhet vetëm për të ruajtur pasurinë. Po ashtu Kara ka folur dhe për vrasjen e Azem Hajdarit duke ngritur 5 pikëpyetje.

-Politika rinisi debatet pas kthimit nga pushimet. Por lajmi që ka tërhequr më shumë vëmendje është ai i dalë nga disa media se Meta më 26 prill jep dorëheqjen e bëhet kryeministër, ndërsa Berisha president. Si i shihni këto zëra? Çfarë po gatuan presidenti apo thjesht diversione?

Sigurisht që Meta është diversionist dhe kjo është një karakteristikë e hershme dhe e përjetshme e tij. Ne e kemi theksuar edhe më parë në intervistat tona që Meta ka prej vitit 2017 që bën diversion për të marrë kryesimin e opozitës dhe nëpërmjet saj edhe drejtimin e qeverisë.

Megjithatë dallohet qartë që Meta është në hall të madh. Në horizont dallohet qartë fundi i tij.

Ai është një nga politikanët më të diskretituar në opinionin publik, kështu që duke qenë si ajo bisha e plagosur, ai sigurisht që do të bëjë çdo lëvizje të mundshme për të shpëtuar apo për t’u hakmarrë. Gjithkush që do të ishte në vend të tij, këto lëvizje do të bënte, prandaj ne nuk duhet ta humbim vëmendjen dhe interesin ndaj politikës dhe fateve tona, pasi e keqja jo vetëm që nuk ka ndërmend të ikë vetë, por ajo po pretendon të përjetësohet në pushtet, mbi kurrizin tonë.

Padashur Meta ka bërë një diversion/bumerang, pasi e gjithë deklarata e tij, krijoi kosto vetëm për të dhe Berishën si dhe avantazhe për Ramën. Të gjithë njerëzit e pakënaqur nga qeverisjet Berisha, Meta dhe Rama, duke parë e dëgjuar këtë deklaratë të Metës, sigurisht që në mungesë të një alternative të re, ka mundësi që të votojnë përsëri Ramën.

Tashmë ata morën sinjale të qarta se, fantazmat e së kaluarës mund dhe duan të rikthehen përsëri. Kjo është tërësisht absurde, e pamendueshme, e papranueshme dhe e dëmshme, që e kaluara berishiane të pretendojë të rivijë si e ardhmja jonë. Ne morëm mesazhin, që e ardhmja jonë e mundshme është pikërisht e djeshmja.

Pikërisht kjo gjë krijoi reaksion jo të vogël tek njerëzit. Ata duan hapa përpara dhe jo kthim tek e kaluara. Meta dhe Berisha janë fatalisht peng i së kaluarës së tyre, prandaj prej tyre nuk mund të pritet asnjë lëvizje që mund të cenojë ekzistencën e tyre dhe vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Në disa raste ata janë peng në të njëjtat çështje, prandaj ata i shohim të rreshtuar në të njëjtën llogore.

Llogaria është më shumë se e thjeshtë: nëse Meta me Berishën do të bënin qoftë edhe lëvizjen më të vogël në interes të vendit, siguria e tyre do të cenohej. Atëherë për interes të kujt po veprojnë ata? Sigurisht që vetëm për interesin e tyre. Nëse do të vlerësonin interesin publik, ata minimumi do të ishin larguar nga politika, duke larguar prej saj pjesën më të ligë, pjesa ku bëjnë pjesë pikërisht vetë ata.

Politika, vendi dhe populli, kërkojnë zgjidhje të reja dhe moral të ri, gjë që nuk ka asnjë lidhje me vjetërsirat Meta-Berisha dhe vjedhjet dhe krimet e tyre. Nëse ata do të pendoheshin, do të rrëfeheshin dhe do të dorëzonin miliardat e vjedhura, atëherë sigurisht që do të mund të dëgjonim ndonjë sugjerim prej tyre, por në kushtet që jemi, është e papranueshme dhe e neveritshme çdo përpjekje e tyre për t’u kapur me thonj pas pushtetit. Meta mburret se pikërisht ai, do të mund të vendosë rendin brenda 48 orëve.

Unë e sfidoj atë që ai të vendosë rendin në shtëpinë e tij. Ai as Monikën dhe kazanët e saj nuk i vendos dot në rend dhe jo më vendin. Balzaku thotë, ai burrë që nuk qeveris dot gruan e tij, e ka të pamundur të qeverisi një shtet.

-A është ky një lajm i porositur nga Meta dhe një tregues se ai dhe Berisha janë ata që bëjnë plane në kurriz të shqiptarëve vetëm për interesat e veta?

Sigurisht që ky është një lajm i porositur dhe i sponsorizuar nga vetë Meta. Kjo është pikërisht ajo që ai di të bëjë më mirë, diversioni. Ai ka pasur dhe ka kontakte të përhershme me Berishën.

Ish-këshilltarë të tij, u bënë deputetë të PD-së dhe pikërisht të krahut të Berishës. Kjo tregon se ata shpeshherë janë në të njëjtën gjatësi vale. Pa përkrahjen e Berishës, Meta nuk do të mund të ishte një faktor në politikë.

-Si ka mundësi që këta dy individë mendojnë vetëm për pushtet? Berisha pak ditë më parë tha se nuk ka ndërmend të pensionohet.

Pushteti jo vetëm që është bërë prej kohësh adrenalina e vetme e tyre, por tashmë ai është zgjidhja e vetme që i mundëson vetë ekzistencën e tyre dhe pasurisë së tyre. Ata ndërtuan një sistem politik pengmarrës, pikërisht për të mos u pensionuar kurrë nga pushteti. Edhe nëse do të duhet të ikin vetë, ata patjetër kërkojnë që të jenë në pushtet veglat dhe njerëzit e tyre.

Vetëm me pushtet ata u bënë tmerrësisht të pasur dhe vetëm me pushtet ata mund ta ruajnë dhe gëzojnë atë pasuri, sepse çdo qeverisje tjetër, që do të kishte si qëllim parësor drejtësinë dhe interesat e vendit, padyshim që sfidë kryesore do të kishte dënimin dhe shpronësimin e këtyre dy mega të korruptuarve dhe pasuesve të tyre. Meta dhe Berisha kanë vetëm një alternativë: riciklimin dhe rotacionin pambarimisht të kësaj politike. Për këtë arsye, ata janë bërë armiq të çdo ndryshimi dhe pengues të reformës në drejtësi.

-Si shpjegohet që LSI vijon të jetë një parti që bredh vetëm pas pushtetit dhe nuk u ka hyrë gjë në këmbë drejtuesve e zyrtarëve të saj?

LSI u ideua prej Metës, u krijua prej tij dhe vazhdon të ekzistojë si një klan kriminal i kryesuar prej tij dhe gruas së tij. Kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë, krerët e grupeve mafiozo/ kriminale, kanë një kontratë të qartë të heshtur me pasuesit e tyre. Ata iu ofrojnë pasuesve të tyre banesa, makina, të ardhura, mbrojtje dhe përkrahje në këmbim të shërbimit dhe besnikërisë së tyre. Edhe Monika nga baza e Jalës, këtë mesazh dha me kazanët dhe sallahanët e saj: unë ju siguroj ju ushqim dhe mbrojtje. Aktiviteti kryesor kriminal i bandës LSI është pikërisht marrja dhe shpërdorimi i pushtetit për qëllime pasurimi. Duke qenë gjithmonë një parti e vogël, e vetmja mënyrë e ardhjes së LSI-së në pushtet ngelet vetëm atashimi pas njërës prej dy partive të mëdha.

Përgjatë viteve në pushtet, LSI në stilin e këpushës, ka rritur vetveten në kurriz të partisë së cilës i është bashkangjitur. Pra, LSI në çdo moment synon vetëm të marrë. LSI ka kohë që është distancuar nga çdo vlerë intelektuale, që iu bashkëngjit gabimisht asaj në momentin e shkëputjes nga PS, kështu që tani vepron tërësisht e vetëdijshme si një klan politiko-mafioz, me synimin e vetëm marrjen e pushtetit për të rrjepur shtetin.

LSI nuk është e vetme në këtë rrugë të saj, prandaj ajo ndjehet komode dhe e pashqetësuar ndërsa abuzon dhe shpërdoron pushtetin.

PD dhe PS, përgjatë qeverisjeve të tyre me apo pa LSI-në, i kanë ofruar asaj prova të inkriminimit të tyre, gjë që i shton garancinë edhe LSI-së. Mbajtja peng e sistemit të drejtësisë është pikërisht një nga garancitë e LSI-së. Momentet e humbjes së kontrollit të drejtuesve të saj erdhën pikërisht kur u votua një prokurore jashtë influencës së tyre dhe kur Meta filloi të humbë kontrollin mbi Gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe KED.

Janë pikërisht dobësitë e sistemit të drejtësisë që mundësojnë mbajtjen në këmbë të një force politike mafioze të kallëpit të LSI-së. LSI përdor gjithashtu me sukses shantazhin ndaj kujtdo që i cenon interesat asaj. Ajo vepron si një pseudoparti, larg çdo vlere demokratike dhe dinjiteti, në funksion së pari të çiftit Meta-Kryemadhi e më pas të ushtarëve të tyre.

-Të shtunën ishte 22 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit. Ju keni folur për këtë çështje. Me aq sa keni dijeni pasi ju keni parë dhe dosjen. A ka dorë Berisha?

Berisha u betua dhe u stërbetua se do ta zbardhte vrasjen e Azemit dhe do t’i dënonte fajtorët.

Tashmë po luan çdo gur që ky proces të mos rihapet. Prokuroria ndërkombëtare, ka paraqitur si dëshmi një deklaratë të tij dhënë ambasadës amerikane në Tiranë. Kjo deklaratë shërbeu për të dënuar disa persona dhe ai lidhur me këtë është mburrur publikisht pikërisht në një nga seancat parlamentare.

Bazuar në Kodin e Procedurës Penale Shqiptare kjo deklaratë për të pasur vlerën e dëshmisë do të duhej të jepej vetëm para: OPGJ, prokurorit apo para gjykatës. Kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë edhe pse njerëzit janë dënuar sikur ai ta kishte dhënë pikërisht në këtë formë deklaratën. Ai pengoi gjithashtu që të paraqiteshin dhe dëshmonin në gjykatë e prokurori çdo person që militonte në PD në atë kohë. Ne kemi të drejtë të bëjmë pyetjet:

1. Kush i kërkoi Azemit të vinte nga Fieri në PD?

2. Kush e nxiti Azemin që të shkonte drejt vrasësve të tij?

3. Kush përfitoi nga kjo vrasje?

4. Kush po e pengon zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeve?

5. Si lindi konflikti në Tropojë dhe kush përfitoi prej tij?

Mund të këtë edhe mjaft pyetje të tjera, por këto besoj se janë të mjaftueshme për t’a zbardhur atë ngjarje.

-Pse po zvarritet gjyqi i Izet Haxhisë, apo kjo ishte loja?

Dallohet qartë që Berisha ka një kontroll shumë të fortë mbi gjyqësorin dhe krejt sistemin e drejtësisë. Bllokimi i këtij procesi e fakton këtë gjë. Kanë kaluar të gjitha afatet proceduriale dhe përsëri procesi vijon të jetë i bllokuar. Pa ndryshuar situata brenda gjyqësorit, ky proces do të vazhdojë të mbesë peng i tij.

-Gjykata rrëzoi padinë juaj ndaj Berishës për aferën e CEZ. Çfarë planesh keni për këtë çështje?

Sigurisht që do të shoh mundësinë e hapave të mëtejshme proceduralë. Unë gjithmonë do ta provokoj sistemin në mënyrë që ai të reagojë. Ndërkohë i provova vetes dhe shqiptarëve se sistemi politik së bashku me atë të drejtësisë janë në kolaps dhe nuk funksionojnë. Kjo tregon se kontrata e politikës me popullin ka rënë dhe se popullit ka kohë që i ka lindur e drejta për ta abandonuar këtë politikë si dhe për ta kthyer shtetin në pozita të rregullta ligjore.

Pengmarrja e shtetit nga politika dhe pushteti duhet të marrë fund dhe tashmë i takon popullit që të thotë fjalën e tij. Unë do të punoj pikërisht që të realizohet sa më shpejt një ndërgjegjësim i popullit dhe ngritje e tij. Nëse politika dhe pushteti mbajnë peng gjykatat dhe drejtësinë dhe institucionet, atëherë ka vetëm një zgjidhje: revolucion.

-Teksa shohim që Rama do mandat të tretë, Berisha do të ribëhet president dhe Meta të jetë gjithmonë në pushtet, a ka ardhur koha që të rrëzohet kjo klasë politike?

Fatkeqësisht, në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do të shkojnë të zënë në kurthin e tre partive pengmarrëse, ku do të jenë të detyruar që të zgjedhin midis së tashmes dhe të kaluarës që ishte më zi se e tashmja. Të votosh opozitën do të thotë: back in time, të votosh pozitën do të thotë të vazhdojmë e të tjerrim lesh pa lidhje si në këto tetë vite, ku shpresa iku në drejtim të paditur.

Ky popull është me të drejtë më shumë se i lodhur nga kjo e tashme dhe e kaluara e tij.

Njerëzit duan ndryshime rrënjësore larg skemës dhe retorikës së politikës aktuale.

Njerëzit duan drejtësi, shanse të barabarta, siguri totale, rishpërndarje të të ardhurave dhe rishpërndarje të pasurisë. Pikërisht këto aspirata të njerëzve, bien ndesh me interesat e politikës së tashme dhe asaj së kaluar. Koha po thërret në skenë një përballje të re, totale dhe vendimtare të popullit me politikën e këtyre 30-viteve. Demokracia e përfaqësuar fatkeqësisht ka dështuar, prandaj ne duhet të instalojmë demokracinë e drejtpërdrejtë, demokracinë popullore që funksionon me shume sukses prej qindra vitesh në Zvicër.

Kjo klasë politike jo vetëm duhet të rrëzohet, por ajo duhet të zhvishet nga çdo përfitim material e pasuri të vënë nëpërmjet manipulimit të pushtetit. Këtij populli do të duhet t’i kthehet jo vetëm pushteti i vendimmarrjes, por çdo pasuri e grabitur prej tij. Kjo klasë politike do të duhet të përgjigjet deri në një për mëkatet e saj dhe ilaçi i vetëm për të shkuar deri në këtë pikë është: revolucioni.

Nëse do të duam t’i themi bukës bukë dhe të vëmë pikat mbi i, atëherë duhet patjetër ta mendojmë, pranojmë dhe realizojmë këtë zgjidhje. Rrugë dhe mënyrë tjetër për ta bërë këtë vend, unë nuk shoh.

Intervistoi: Kliti Topalli