osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Avokati Romeo Kara: Ku i keni sindikatat ju derrat e kënaqur sindikaliste dhe ju punëtorë që protestoni për partitë?!

Avokati Romeo Kara: Ku i keni sindikatat ju derrat e kënaqur sindikaliste dhe ju punëtorë që protestoni për partitë?!

Nga Romeo Kara

Me që 1 Maji po afron, dhe na eshte velur perkujtimi i nje masakre ne Cikago 1880 si nje feste, dhe per me teper qe tani as nuk denjojme t’a kujtojme as si feste, dua t’i kujtoj atyre qe tradhetuan interesat e punetoreve, krereve te sindikatave, si dhe vete punetoret:

Ku i keni sindikatat?

Pse nuk keni sindikata dhe pse mendoni qe interesat tuaja kalojne vetem nepermjet partive politike?
Pse jeni katandisur nen nivelin e punetoreve te fillim shekullit XIX?

Sindikalizmi shqiptar, ne vend qe te jete rryma me e fuqishme, me radikale dhe me efektive ne mbrojtje te interesave te punonjesve duke synuar nje organizim perfekt te tyre dhe sidomos te grevave, eshte kthyer ne nje administrues pronash sipas interesit te krereve dhe asfiksues i cdo levizjeje per te drejtat e punonjesve.

Kreret e sindikatave, tradhetaret dhe armiqte kryesore te interesave te punonjesve, jane kthyer realisht ne zedhenes te cdo pushteti, mjaft qe ata te gezojne privilegje dhe te mira materiale.

Kemi pare pergjate 27 viteve se si prona pafund te sindikatave u perlane dhe u tjetersuan nga kreret e tyre mashtrues dhe tradhetare, duke mos u marre as edhe nje moment me qellimin ligjor dhe human qe i kerkon detyra e tyre.

Sot sindikatat kane prona e zyra, kryetare dhe sekretare, kontrate fiktive kolektive dhe individuale pune, por asnje punonjes nuk eshte mbrojtur deri me sot prej tyre.
Dhjetera punonjes qe jane hedhur ne rruge pa asnje te drejte,nga te gjitha qeverite kurre nuk e gjeten mbeshtetjen e sindikatave piramidale.
Asnjehere keto sindikata, kryesisht te drejtuar nga ordinere dhe matrapaze, nuk imponuan nje rroge minimale te mjaftueshme per te jetuar apo nxjerrjen zyrtare te nivelit te varferise, duke e ditur mjaft mire se askujt nga punonjesve nuk i mjafton rroga mujore qofte edhe per nje jave.

Derrat e kenaqur sindikaliste, kurre nuk i zbatuan pese parimet e arta sindikaliste:
1. Decentralizim kunder centralizimit;
2. Opozite ndaj te gjitha partive politike;
3. Greva si arma supreme per realizimin e qellimeve;
4. Kthimin e shtetit ne nje kujdestar ekonomik te shoqerise;
5. Pergatitjen e sindikatave si baze e nje shoqerie per sistemet e tjera me te zhvilluar te mepasshme.

Sindikatat ne vend qe te bashkonin punonjesit, dhe te ndaheshin teresisht nga partite politike, bene pikerisht te kunderten, percane punonjesit dhe u bene vegla pa dinjitet te partive politike dhe pushtetit.

Ka qene sindikalizmi ai qe ka ushqyer revolucionet dhe mosbindjen civile, duke aplikuar me sukses GREVEN E PERGJITHSHME.
Ka qene sindikalizmi ai qe i dha shtytje edhe krijimit per here te pare te Internacionales Socialiste, ndersa ketu sindikalizmi nuk gjen gjuhen as me ato qe quhen parti te majta dhe qe politikisht duhet te jene zedhenese te interesave te punonjesve, por qe ne realitet jane vetem zedhenes te interesave te punedhenesve.

Te shpresojme se edhe keto sindikata, pjese e sistemit te kalbur politik, do te marrin mesimin e duhur te historise dhe te ligjit, dhe punonjesit te marrin ne duar fatin e tyre. Ne dukje cdokush mund te mendoje se orgnizimi i punonjesve nuk do te jete aq efektiv, por une i siguroj se jo vetem qe eshte efektiv per interesat e tyre, por eshte me efektivi me interesat e krejt vendit.

Kjo politike e stergjatur ne favor te oligarkise, ka qene e favorizuar pikerisht nga mungesa e nje levizjeje te vertete sindikaliste. Asnje privatizim apo vjedhje e korrupsion nuk do te ishte realizuar nese do te ekzistonte nje sindikalizem real ne Shqiperi.

Nje transparence e plote, do te beje te mundur te mesojme me shifra dhe fakte te kesaj mynxyre qe tallet me fatet e punonjesve.