osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Avramopulos: BE do të ruajë lëvizjen pa viza, por ulni migrimin e parregullt

Avramopulos: BE do të ruajë lëvizjen pa viza, por ulni migrimin e parregullt

Intervistoi Ben Andoni

Së shpejti në kufirin shqiptar vendoset roja kufitare dhe evropiane bregdetare. Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos që do të jetë këtë fillimjavë në Tiranë do realizojë për këtë qëllim nënshkrimin e një  marrëveshje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE-së përgjegjëse për mbikqyrjen e kufijve tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Shengen. Komisioneri Avramopulos do të jetë në delegacion më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi e që do mbështesin palën shqiptare me logjistikë dhe trajnime. Në këtë intervistë, ai flet për shqetësimin ndaj migrimit shqiptar, realitetin e ri në Evropë të migrantëve, ISIS dhe Traktatin e Dublinit…

“Refugjatët” shqiptarë ishin grupi më i madh i aplikantëve për azil vitin e kaluar në Francë dhe pothuajse edhe në Gjermani pavarësisht se mbërrijnë nga një vend i ashtuquajtur vend “i sigurt”. Si është duke i konsideruar BE-ja përpjekjet e qytetarëve shqiptarë për të kërkuar azil?

“Më lejoni të filloj përgjigjet duke Ju thënë se jam i lumtur të komunikoj me Shqipërinë, e cila ruan një vend shumë të veçantë në zemrën time. Shqipëria është një komb historik në këtë rajon të Evropës. Njerëzit e Shqipërisë meritojnë një të ardhme më të mirë, e cila do të realizohet menjëherë kur ata të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, akt të cilin ne duhet të përpiqemi të bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sa i përket migracionit të parregullt dhe kërkesave për azil, kjo përbën me të vërtetë një çështje shqetësuese, por autoritetet shqiptare kanë treguar përkushtim e duhur për t’u marrë seriozisht  me të.

Kemi një prioritet i përbashkët: ne të gjithë duam të zvogëlojmë abuzimet dhe flukset e parregullta, duke ruajtur udhëtimin e qytetarëve pa viza, që është shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, për thellimin e kontakteve të njerëzve mes tyre. Ne po vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër, gjithashtu edhe me mbështetjen e Agjencisë së Rojës Bregdetare dhe Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilit. Shqipëria, nga ana e saj, duhet të shtojë përpjekjet e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht Francën dhe Gjermaninë. Sipas mendimit tim, për të forcuar fushatat e ndërgjegjësimit të tyre do të ndihmonte gjithashtu komunikimi i rregullave të sakta të udhëtimit pa viza dhe shmangia e problemit të rrezikimit të tij”.

Ju keni propozuar një lloj procedure të veçantë për informacionin e udhëtarëve dhe sistemin e autorizimit për udhëtarët pa viza. Kjo do të thotë të identifikosh dhe të adresosh të gjitha migracionin e parregullt ose problemet e sigurisë. A mund të na e shpjegoni më shumë këtë lloj strukture?

“Sistemi Informativ dhe Autorizues i Udhëtimit Evropian (ETIAS) do të jetë një element tjetër, i cili do ta forcojë dhe sigurojë udhëtimin pa viza, duke qenë në gjendje të zbulojë  udhëtarët që paraqesin procedura të parregullta migrimi dhe sigurie. Ka pasur shumë keqinformime lidhur me këtë, por unë dua të jem i qartë: ETIAS nuk është vizë.

Sistemi i ri i automatizuar do ta kontrollojë këtë informacion nga të gjitha bazat e të dhënave tona që kemi në dispozicion në një mënyrë shumë të efektshme, të shpejtë dhe të lehtë. Kostoja e aplikimeve do të jetë e ulët dhe procesi për të aplikuar për ETIAS do të jetë i thjeshtë. Përgjigjet në shumicën e rasteve do t’u dërgohen aplikuesve brenda pak minutave. Evropa është dhe mbetet një kontinent i hapur. Çdo vit ne mirëpresim më shumë se 30 milionë udhëtarë pa viza, përfshirë këtu edhe qytetarët nga Shqipëria. Ne dëshirojmë ta ruajmë dhe ta rrisim këtë lëvizshmëri – ETIAS është një mjet i rëndësishëm në këtë përpjekje”.

Së shpejti kufijtë shqiptarë do të asistohen prej Frontex. A mund të ndihmojë struktura e Frontex në çlirimin e këtij problemi të refugjatëve në Ballkan?

“Dua t’i përgëzoj autoritetet shqiptare për angazhimin e tyre lidhur me arritjen shpejt të një dakordësimi në nivel teknik për marrëveshjen e statusit të Agjencisë Evropiane të Gardës Kufitare dhe Rojet Bregdetare. Më 12 shkurt, gjatë vizitës sime në Tiranë, ne do ta fillojmë këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje do të lejojë vendosjen në Shqipëri të ekipeve evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare me kompetenca ekzekutive. Kjo do të sigurojë një menaxhim më të mirë të migracionit të parregullt, që përbën interesin tonë të përbashkët. Shqipëria ka një rol kryesor në rajon dhe marrëveshja do të shërbejë si një model edhe për marrëveshjet e ngjashme që po negociojmë me partnerë të tjerë në Ballkanin Perëndimor”.

A mendoni se rrjetet kriminale janë ende të forta për të organizuar udhëtimet e një numri të madh migrantësh të dëshpëruar që kërkojnë të arrijnë BE me çdo kusht?

“Situata përgjatë rrugës së ashtuquajtur ‘Rruga e migracionit të Ballkanit Perëndimor’ është përmirësuar shumë krahasuar me dy vjet më parë, falë deklaratës BE-Turqi dhe përpjekjeve tona të përbashkëta në të gjithë rajonin për të kontrolluar më mirë kufijtë tanë dhe për të luftuar kontrabandistët. Megjithatë, ne vazhdojmë ta ndjekim me kujdes situatën në terren, gjithashtu edhe me mbështetjen dhe përfshirjen e Gardës Evropiane dhe Rojet Bregdetare si edhe me Europol. Ne duhet ta shtojmë më tej bashkëpunimin tonë kundër atyre rrjeteve kriminale të cilat shfrytëzojnë njerëzit e cënueshëm dhe e kërcënojnë sigurinë tonë. Vendosja e një Zyrtari Ndërlidhës  për Vizitorët në Shqipëri në muajt e ardhshëm të këtij vit me siguri do të kontribuojë për këtë”.

Sistemi i Dublinit duket se nuk punon më. A ka BE një plan të ri për të përmirësuar këtë sistem?

“ Për hir të së vërtetës, sistemi i Dublinit siç e dimë nuk është më i përshtatshëm për qëllimin që u ngrit. Ne të gjithë duam një sistem të fortë, të balancuar, efikas dhe human, që është i përshtatshëm si ndaj BE-së por edhe qytetarëve të saj, migrantëve dhe refugjatëve, si edhe vendeve të origjinës dhe tranzitit. Ne kemi nevojë për një Dublin të ri: një sistem të qëndrueshëm dhe të drejtë për të vendosur se cili vend duhet të jetë përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil. Përgjegjësia nuk mund të bjerë mbi supet e një vendi apo vetëm disa vendeve. Ne duhet të intensifikojmë të gjitha përpjekjet tona në Evropë, në mënyrë që të arrijmë përparimin dhe të gjejmë ekuilibrin e duhur midis solidaritetit dhe përgjegjësisë. Një rishikim i rregullores së Dublinit si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë mbi reformën e përgjithshme të Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit duhet të realizohet deri në qershor 2018”.

Evropën e kanë mësyrë ose janë në të shumë njerëz të pakontrolluar, siç janë përshembull mercenarët e ISIS-it. A kanë arritur t’i identifikojnë strukturat e sigurisë kanalet dhe mënyrat e ardhjes së tyre në Evropë?

“Falë përpjekjeve tona kolektive evropiane gjatë 3 viteve të fundit, kufijtë tanë të jashtëm janë shumë më të mbrojtur. Ne e dimë tashmë shumë më mirë se kush i përshkon kufijtë tanë. Falë sistemeve tona të sigurisë, të gjithë ata që vijnë në mënyrë të parregullt identifikohen, fiksohen dhe u merren gjurmët e gishtërinjve. Kemi kontrolle sistematike të përgjithshme për këdo që kalon kufijtë e jashtëm të Shengen-it. Shtetet Anëtare të BE-së kanë rënë dakord kohët e fundit për një sistem për të regjistruar hyrjen dhe daljen e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, që kalojnë kufijtë tanë të jashtëm, duke na lejuar, për shembull, të gjurmojmë më mirë ata që qëndrojnë në të ardhmen. Ne gjithashtu kemi propozuar që t’i lidhim më mirë akoma migracionin, kufijtë dhe sistemet e të dhënave të sigurisë, elementë të cilat do të parandalojnë terroristët dhe kriminelët e tjerë që vijnë me identitete të rreme. Që tani e tutje, asnjë terrorist i rikthyer apo çdokush që përbën kërcënim nuk do mund të jetë në gjendje të hyjë në BE pa u zbuluar. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi ynë me fqinjët tanë dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor në veçanti, është vendimtar në luftën kundër terrorizmit dhe në rritjen e sigurisë për qytetarët tanë. Rritja e përpjekjeve dhe strategjive të përbashkëta të sigurisë për të luftuar krimin e organizuar, trafikimin e armëve të zjarrit, radikalizimin si dhe drogën janë prioritetet e përbashkëta për BE dhe për Shqipërinë”.

Si e vlerësoni personalisht krizën aktuale të migracionit, dhe në pikëpamjen tuaj sa drejtë është e ballafaquar ajo me BE-në?

“Ne kemi bërë përparim duke zbatuar axhendën tonë të përbashkët evropiane të migracionit, bazuar në parimet e përgjegjësisë së përbashkët dhe solidaritetit. Tashmë kemi një rënie të përgjithshme në ardhjen e migracionit të parregullt në kuotën prej  ​​63% në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016. Ne kemi zhvendosur më shumë se 33,000 njerëz që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare brenda BE dhe kemi sistemuar më shumë se 25,000 refugjatë nga vende të tilla si Turqia, Libani dhe Jordania deri tani. Ne duhet të strehojmë gjithashtu të paktën 50.000 njerëz me probleme në dy vitet e ardhshme nga Afrika. Në të njëjtën kohë, ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë duhet të kthehen. Situata migratore është përmirësuar ndjeshëm, por ende kemi punë për të bërë dhe duhet të mbetemi vigjilentë, veçanërisht në lidhje me Turqinë, Libinë dhe Marokun. Tani është momenti për të kaluar nga një qasje e deritanishme ad-hoc në një politikë të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë për menaxhimin e migracionit në dimensionet e brendshme dhe të jashtme. Shqipëria është një partner i rëndësishëm për BE në këtë përpjekje – të gjithë mbetemi të realizojmë të njëjtat qëllime dhe prioritete”.

(JAVANEWS.AL)