osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Balili i nderum me “heshtje” nga Krymadhja, maxhordomi Vasal dhe Luli i çartun!

Balili i nderum me “heshtje” nga Krymadhja, maxhordomi Vasal dhe Luli i çartun!

Nga Akil Ylli

Nje ore,….2,3,4,…..24……48 ore…., heshje varrit, “Zonja” me maxhordom Vasalin, nuk po behen te gjalle! Mahh, çudi! Atyre nuk mbyllet goja edhe kur ndonje rrezikziut i rreshqet kemba ne hale dhe then qafen, ndersa per Balilin, s’bzajne hiç, ju ashte “qepe shkarpa”! Si do ta kene hallin bre! Edhe ne deklarata e Likes, dukej qarte nervozizmi qe mbarte, aq sa nuk i kishte bere, asnje pergezim policisë, por tere mllefin e çfryu ndaj nderkombëtarve, qe e kishin detyruar “Eskobarin e Ballkanit” te dorzohej. Po pse, se!? Qendrimi i “Tre Musketieret” te LSI-së, ndaj arrestimit te Balilit, te le pershtypjen, qe nuk eshte nje eveniment i “dores se pare”, por nje fenomen tmerrsisht tragjik, aq sa me te hi hataja dhe mos me guxu me ja permend, as emrin. Kushedi, ndoshta nuk dojne ta ngucin, “dreqin me krande”!

Te vetmit qe qelben dynjan vendçe, ishin te zakonshmit “opiumonista” dhe “izotopet” e “Corbes se Prishun”. Mbasi keto “koka me peshe” e kishin “studju” deri ne detaje rastin Balili, kishin arrite ne perfundim, qe atij i ishte merzit jeta nga monotonia e padurushme dhe i kishte ardhe ne “maje te hundes”, prandaj, per ta “ngjyros” pak ate, kishte vendosur qe t’i jepte fund kesaj torture dhe perfundimisht te kalonte ne nje variant te ri, me stimulues, siç eshte ajo e te burgosurit profesionistë. Bile, bile, dikush nuk e permbajti veten dhe na beri te ditur sekretin e madh, se Balili, tere ate jete “qeni” e kishte bere vetem ne emer te se mires se perbashket, ku me sakrificen e tij sublime, i kishte kursyer shtetit tone te dashtun, 50 mije euro e firifiu.

Nuk ashte çudi, qe mbas ketij zbulimi, Presidenti ta dekoroje , me Urdhrin e “Gj. Kastrioti” te klasit te pare, ose pse jo dhe titullin qe kane me per “zemer” presidentet tane: “Mjeshter i Madh”!

Por ajo qe te linte pa fjale, ishte deklarimi i Lulashit. Per ata qe nuk e kane lexuar, po e percjell identik, fjalë per fjalë, siç e ka shkruar ai, por duhet te keni parasysh, qe te vendosni “pullen e kuqe”, nen 18 vjeç, sepse ekziston rreziku i mundshem, qe mbasi ta lexojne kete, ka shume mundesi te pesojne ndoji shok psikologjik dhe te krijojne bindjen, qe marria eshte forma me e larte e llogjikes. “Rames i djeg e verteta sepse Balili eshte prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur koken para te gjitha kushteve te trafikantit te droges. I djeg sepse shqiptaret do ta shohin shpejt lehtesimin nga akuzat per trafik droge. E kemi pare kete film me S. Tahirin”.

Gjeja e pare qe te bie ne sy, eshte se Lulashi nuk di, qe ne shqip ekziston dhe shenja e presjes. Ba me ja dhene me e lexu ndonje aktorit, te shkretit, ashtu siç e ka shkruar ai, atij i duhet te kete me vete nje bombel oksigjeni, qe ta mbaroj te gjithe fjalin pa u ndale dhe me nje fryme, perndryshe i kishta ra dambllaja prej asfiksiet.

Mandej thote, se “Rames i djeg e verteta, sepse Balili eshte prova e kapitullimit para krimit”. Per nder boll po e “vras” mendjen, me e gjete se çfare lidhjet ka kjo me te verteten dhe e verteta me Balilin, por nuk e gjej dot? Nje formulim i tille, mund te dalen vetem nga bytha, sepse nga koka eshte e pa mundur…edhe sikur te jete e mbushur plot me tallash. Domethan Rama e kap Balilin, sepse eshte sodomazokist e “vdes” te argëtohet duke u vetdjegur, si fakirat indian, ndersa kur behet fjale per kapitullimin, lere mos e nga ate, per i çik kapitullim, Rama te le shpirtin ne “dore” e le pastaj te mos dorzoje nje kontribues te buxhetit, si Balilin! Çfare hallet o te keqen, kete e ka “puthe” gomari!

“I djeg sepse ka ulur koken para te gjitha kushteve te trafikantit te droges- thote. Ne kete rast, e kalon “provimin”, thjeshte ka bere ate qe di te beje: te shpif, pa pik zori!

“I djeg, sepse shqiptaret do ta shohin shpejt, lehtesimin nga akuzat per trafik droge”. Me falni, po kesaj rradhe mu desh nga halli, t’i vendos une presjet, sepse qesh gadi, tuj ra shakull pa frym, prej sforcimit. Jo mor trashaluku jem, nuk i djeg Rames jo, neqoftese i djeg ndokujt ne kete rast, i djeg shqiptareve, qe Balili si shume te tjere, po ja hedh “pa u lage”!

“E kemi pare kete film, me S. Tahirin”-thote. Tashti me lejen tuaj, nuk po vazhdoj me ta komentoj dhe kete fjali, sepse po e ndjej, qe jam afer kolapsit psiqik dhe kam shume frike, qe po te vazhdoj, tani e tutje ka shume gjasa, qe shkrimat e mija te jene fotokopje, si ato te Lulashit. Qoftlarg!

Po me vjen keq, qe mbeta pa komentu deklaratet e fundit te Lulashit, per tradhtaret e kombit shqiptare dhe konceptin e tij per tradhëtin. Por megjithate, po ju a le ta bani ju. “Kush i shërben atij me vetëdije ose padije, është tradhtar i interesave të popullit të vet, i interesave të qytetarëve dhe duhet të trajtohet si i tillë”

Per te ju ardhur ne ndihme, qe ta keni me te lehte ta kuptoni, do ju kisha sugjeru, t’i hidhni nje sy veprave te Enverit dhe bemave te tija, ne funksionet shtetrore.

Perfundimisht, shpresoj qe me ndihmen e Zotit, gdhihem neser shendosh!/Ekskluzive.com