Balla ironizon protestën e tretë të PD para Kryeministrisë: Më pak “krushq” dhe të dehur, shpallën armiq, aleatët amerikanë

Balla ironizon protestën e tretë të PD para Kryeministrisë: Më pak “krushq” dhe të dehur, shpallën armiq, aleatët amerikanë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste , Taulant Balla ka reaguar pas protestës së tretë të Partisë Demokratike të zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë. Me humor dhe duke iu rikthyer batutës së tij të hershme për protestën e parë, të artistit shkodran, Besnik Çinari: ‘Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm’”, Balla theksoi se pjesëmarrja e sotme ka qenë edhe më e ulët.

“Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike ???? në ndonjë dasëm mbrëmë, aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë.”
Balla i bëri thirrje publikisht edhe një prej figurave të vjetra të PD, Tritan Shehut, që shqetësohet shumë në foltoren e parlamentit për marrëdhëniet me SHBA që të distancohet nga retorika e ashpër dhe deklaratat e papërgjegjshme të disa pjesëmarrësve në protestë.