HomeAktualitetDebat

Balliu junior u kap duke shkruajtur fjalimin me ChatGpt, Berisha: Duhet të shkarkoni të gjitha IA, t’i keni nëpër telefona

Balliu junior u kap duke shkruajtur fjalimin me ChatGpt, Berisha: Duhet të shkarkoni të gjitha IA, t’i keni nëpër telefona

Në seancën e fundit plenare, deputeti i PD, Klevis Balliu u fotografua duke shkruajtur fjalimin e tij me ChatGPT. Në pamje shfaqej Balliu që përpiqej ta fshihte pak ekranin e laptopit, që mos ta shikonin të tjerët, teksa priste tekstin nga IA.

Sot, kreu i PD, Sali Berisha, u kërkoi me detyrim të gjithë drejtuesve të PD që të bëjnë si Klevis Balliu, të shkarkojnë të gjithë aplikacionet e inteligjencës artificiale.

“Duhet të shkarkoni të gjitha AI. T’i keni në celular. ChatGPT, Claude dhe Gemini. Kanë një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë”, u tha Berisha.

Me sa duket, tani çelësi i Berishës për të rrëzuar qeverinë është inteligjenca artificiale.