osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Basha akuza Ramës: Janë 5 vende të BE që nuk e duan hapjen e negociatave me Shqipërinë, Rama po e mban të fshehtë

Basha akuza Ramës: Janë 5 vende të BE që nuk e duan hapjen e negociatave me Shqipërinë, Rama po e mban të fshehtë

Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po u fsheh shqiptarëve të vërtetën për mos hapjen e negociatave. Sipas kreut të PD-së, edhe sikur Bullgaria të heqë veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të bllokohet jo nga një, por nga pesë vende anëtare.

Arsyeja, sipas Bashës janë shkelje e rënda zgjedhore më 25 prill.

“Nuk e thotë ky (Edi Rama) se pesë vende anëtare të BE dhe vende me peshë nuk do t’i hapin negociatat, edhe sikur Bullgaria të heqë veton e Maqedonisë së Veriut për shkak të raportit të OSBE, ku mjafton vetëm një rekomandim për këtë: shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës”, u shpreh Basha.

Basha tha se BE nuk është e padrejtë me Shqipërinë, por e akuzoi Ramën si të pasinqertë, sepse nuk po thotë arsyet e vërteta se përse nuk hapen negociatat.

Në seancën parlamentare të kësaj të enjte, Basha foli për përpjekje të Edi Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës.

“I kërkon opozitës moratorium heshtjeje, sepse ka frikë nga opozita, sepse për vite me radhë ka pasur frikë. Politikën e ka parë përmes syzeve të optikës se çfarë fiton dhe humbet politikani, çfarë fiton dhe humbet vetë dhe jo qytetari”, vijoi ai.

Një tjetër faktor se pse nuk hapen negociatat, sipas kreut të PD është edhe aleanca, sipas tij, e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“E dinë që ky vend është ngritur në nyje trafikantësh dhe krimit të organizuar, sepse i ndihmon ky. Prandaj nuk hapen negociatat, por gishti tregohet drejt BE dhe vendeve anëtare me marrëzi delirante”, tha ai.