osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Basha dhe Berisha lënë në baltë presidentin, asnjë reagim mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta i vetëm në betejën kundër PS

Basha dhe Berisha lënë në baltë presidentin, asnjë reagim mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta i vetëm në betejën kundër PS

Ilir Meta duket se i druhet një puçi PD-PS dhe prandaj ka lënë kostumin e kreut të shtetit dhe u është rikthyer sulmeve. Pakti i 2017 Rama-Basha u shoqërua dhe me ndryshime në Kodin Zgjedhor, ku u ndaluan koalicionet.

E njëjta strategji po ripërsëritet dhe më i alarmuari është presidenti. Edhe pse kryetare partie është Monika Kryemadhi, Meta duket se ka rimarrë frenat e LSI dhe po lufton fort për të bllokuar shkrirjen e partisë. Partia Socialiste javën që lamë pas depozitoi në Këshillin Politik draftin e saj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili reflekton ndryshimet kushtetuese.

Ajo që bie në sy është se i vetmi që po sulmon draftin është presidenti Meta, pasi kreu demokrat Lulzim Basha është shumë i tërhequr, ndërsa në baltë kreun e shtetit e ka lënë dhe Sali Berisha, i cili po ashtu nuk ka reaguar. Meta ka disa ditë rresht që sulmon PS. Të premten ai i dha sinjalet se është alarmuar nga reforma zgjedhore dhe që prej asaj dite e deri dje, nuk ka ndalur sulmet duke kritikuar draftin e PS.

Por Basha nuk ka reaguar fare. I vetmi që reagoi të premten ishte Gazment Bardhi me një status të shkurtër në rrjetet sociale, ndërsa të tjerët janë tërhequr, veçanërisht lideri demokrat. Edhe Berisha kohët e fundit është shumë i tërhequr, ai e ka lënë të vetëm Metën në betejën me PS duke ngritur mjaft dyshime.

Intervista e së enjtes e Bashës në studion e “Opinion” ishte një dëshmi se marrëdhëniet PD-LSI nuk janë si dikur. PD duket mjaft e tërhequr sa u takon ndryshimeve kushtetuese, sidomos heqjes së koalicioneve. LSI është ajo që po lufton fort të mos hiqen koalicionet, por nuk po gjen mbështetjen e duhur të PD. Realisht kësaj të fundit i intereson të mos ketë koalicione, pasi LSI do përfitojë nga demokratët.

Thyerja PD-LSI

Sipas burimeve, janë disa elementë që kanë krisur marrëdhëniet PD-LSI. Së pari Basha nuk pranon që të ketë listë të përbashkët me LSI. Kryemadhi ka kërkuar që mes 3 kandidatëve 1 të jetë i saj, gjë që nuk pranohet nga Basha. Elementi tjetër që ka nxehur gjakrat është diversioni i Metës në mediat pranë tij se ai do të bëhet kryeministër e Berisha president. Basha nuk e ka kapërdirë diçka të tillë dhe goditjen ia dha Metës në emision.

I pyetur nëse do i japë një mandat të dytë nëse PD vjen në pushtet, Basha deklaroi se nuk mund të ndahen tani postet. Edhe për listën e përbashkët ai e shmangu përgjigjen. Fakti që Meta është hedhur në sulm dhe PD është e tërhequr, tregon qartë se presidenti është i alarmuar nga lëvizjet e PS, të cilat duket se mbështeten në hije nga PD.

Shkrirja e LSI

Ajo e cila e tmerron presidentin duket se është shkrirja e LSI. Në 2017, LSI mori rreth 20 mandate deputeti. Në atë kohë Meta priste mbi 30 mandate, por heqja e koalicioneve e dëmtoi shumë këtë parti. Madje vetë Meta doli në fushatë edhe pse ishte votuar si president.

Edhe tani heqja e koalicioneve i jep goditje LSI, pasi PD nuk e pranon te lisat e përbashkët. Kjo do të thotë se tashmë LSI ka dy rivalë, si PS ashtu dhe PD. Meta po lufton fort te listat e hapura me shpresën se do të godasë përmes emrave që do të kandidojë, por duket se Rama e Basha kanë një unitet të fshehur, ku duan që një pjesë e deputetëve të jenë në dorë të tyre.

Vetë PD ka nisur një proces për përzgjedhjen e kandidatëve dhe nëse shkohet me lista të hapura totalisht, demokratët mund të pësojnë disfatë. Shumë emra mund të gëzojnë mbështetje brenda PD, por mund të mos ketë mbështetje te qytetarët.

Në një sistem me lista tërësisht të hapura, pra ku bëhet deputet ai që ka më shumë vota, detyron partitë që të zgjedhin deputetë të zonës me shumë ndikim në popullatë. Pra duket se në heshtje kemi një unitet PD-PS dhe Meta është alarmuar.