osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Basha nuk hartoi vetëm dosjen për “Shtëpinë e Verdhë”: Zhduku dhe kasetën-provë për vrasjen nga serbët të 240 shqiptarëve në Krushë (Video)

Basha nuk hartoi vetëm dosjen për “Shtëpinë e Verdhë”: Zhduku dhe kasetën-provë për vrasjen nga serbët të 240 shqiptarëve në Krushë (Video)

Kreu i mazhorancës Edi Rama ka dy ditë që “ngacmon” Lulzim Bashën për dosjen që kishte përgatitur në favor të serbëve ku akuzoheshin luftëtarët e UÇK për krime lufte dhe për transplant organesh njerëzore.

Misioni faktmbledhës i Bashës dhe Argita Berishës përfundoi në dorën e Dick Marty-t, i cili e ngriti kërkesën për hetimin e këtyre “krimeve” në rang rezolute të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe ku Berisha kontribuoi me një votë pro saj.

Këtu bëhet fjalë dhe për “Shtëpinë e Verdhë” në Gurrë të Matit, ku sipas mjekut peruan me të cilin ishte Basha, kanë shkuar të maskuar për të gjetur fakte që implikonin ish komandantët dhe luftën e UÇK.

Pikërisht këto fakte Rama ia përmend Bashës por dhe Berishës e Metës, duke i akuzuar se kanë punuar gjatë gjithë kohës kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe vetë shtetit të ri.

Por Lulzim Basha nuk ka qënë vetëm bashkëautori i misionit faktmbledhës për krimet e shqiptarëve kundër popullsisë serbe dhe entniteteve të tjera. Kreu i PD ka dhënë një kontribut direkt në zhdukjen e provave me zë dhe figurë që tregonin genocidin shtetëror serb në Kosovë.

Këtë e ka pohuar Milaim Bellanica një kameraman amator, që thotë se ka xhiruar 45 minuta filmime për masakrën e para më shumë se 22 viteve dhe pas luftës ia ka dorëzuar ish zëdhënësit të UNMIK. I cili është as më pak dhe as më shumë por kreu aktual i PD dhe kandidati për kryeministër, Lulzim Basha.

Bellanica ka rrëfyer edhe për dëshminë të cilën u ka dhënë BBC, vendimin për dorëzimin e incizimeve sfidat e marrëveshjes si dhe ka treguar si dhe cilit politikan të tanishëm ja ka dorëzuar origjinalin e incizimeve.

Dëshmitari okularë ka treguar për keqpërdorimin e incizimeve se dhe personat që i kanë keqpërdorur dhe neglizhimin e prokurorisë e Shqipërisë në atë kohë.

Sipas tij, që atë ditë askush nuk ka dëgjuar për këto filmime, që mund të ishin përdorur në Hagë kundër kriminelëve të luftës, e ngjarjet do të kishin marrë një drejtim tjetër për hetimin e masakrave të kryera nga serbët në Kosovë.

Ndërkohë Lulzim Basha, kthehet në Shqipëri dhe me ndihmën e vajzës së Sali Berishës kreut të PD, Argita Berisha Malltezit, i futet politikës. Luli futet në politikë si askush tjetër, me 1 milionë euro pasuri.

Dhe në konferencën e shtypit, të parën pas një jave si Ministër i Transporteve, kur u pyet nga një gazetar për burimin e kësaj pasurise, apo nëse bënte fjalë për pasurinë e pritshme si ministër me tenderime, Basha iu përgjigj se kishte qënë funksionar i lartë i UNMIK. Në të vërtetë zëdhënës!

Ka dyshime në Kosovës dhe në Shqipëri se Basha për zhdukjen e këtyre filmimeve është shpërblyer fort dhe ky është dhe burimi më i madh i pasurisë së tij marramendëse si rrogtar. Qoftë dhe në funksion të OKB si zëdhënës i UNMIK.

Të interesuar për zhdukjen ose më e mira për futjen në dorë të këtyre provave kanë qënë serbët, pasi nëse do të bëhej publike kjo kasetë ku jepeshin pamjet e maskrës e mbi 240 të pafajshmëve mes të cilëve fëmijë, në Krushë, nuk do hynte në syrin e askujt raporti i Dick Marty-t.

Deri më tani, me gjithë akuzat nga Kosova e Shqipëria, kreu i PD nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, mohuese ose pohuese

Kjo tragjedi në Krushë të Kosovës ka qënë e fiksuar në film, i cili po të shfaqej ditën e sotme do të kishte thyer të gjitha rekordet, pasi do të kishte zbardhur një krim makabër.

Bellanica, kameramani amator kishte filmuar për 45 minuta me radhë një nga masakrat më të përgjakshme kolektive të ndodhura që nga lufta e parë botërore ndaj njerëzve të pafajshëm, dhe që mbajnë për autorë trupat militare e paramilitare serbe, krim i realizuar në Kosovë.

Ai ka rrëfyer se, duke vënë jetën në rrezik kishte filmuar masakrën e Krushës në Kosovë 22 vite më parë, ku serbët vranë 240 shqiptarë, burra, gra dhe fëmijë pa kursyer askënd.

Ndërsa rrëfen ngjarjen e tmerrshme, ai thotë se filmimin e kishte ruajtur deri pas luftës, për t’ia dorëzuar më pas ish zëdhënësit të UNMIK, Lulzim Bashës. Bellanica deklaron me zë dhe me figurë faktin e tmerrshëm për kreun aktual të PD, duke thënë se i ka dorëzuar atij filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët.

Këto filmime, që nga ai moment nuk e kanë parë dritën e diellit dhe nuk është dëgjuar më për to. Madje dhe në Gjykatën e Hagës për krimet serbe të luftës nuk është folur fare për ekzistencën e një kasete të tillë me pamjet e tmerrshme të vrasjes së 240 shqiptarëve në Krushë të Kosovës.

Bellanicën e mundon fakti që ia dorëzoi me mirëbesim Lulzim Bashës pamjet e rralla, që do t’i ëndërronte çdo gazetar, jo më për një amator, që kishte rrezikuar jetën për t’i bërë ato filmime.

Këto pamje do të ishin dhe prova më e madhe që mund të përdorej në Gjykatën e Hagës ndaj kriminelëve serbë të luftës për genocidin e ushtruar në Krushë dhe në tërë Kosovën.

240 të vrarë, mes tyre fëmijë dhe gra që janë vrarë në mënyrë makabre do të kishin “kryqëzuar” shumë kriminelë, nëse nuk do të ishte zhdukur kaseta autentike e Bellanicës. Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues për serbët, sipas tij, është Lulzim Basha.

Basha nuk ka folur kurrë se ekzistonin këto pamje filmike, jo më të kishte treguar destinacionin e kasetës dhe faktin se pse s’janë bërë publike, megjithëse do kishte bërë shumë punë.

Dhe pasi Milaim Bellanica vendosi të mos heshtë më, duke treguar se kujt ia ka dorëzuar filmimet e maskrës së Krushës, Lulzim Basha nuk ka folur.

Por kur bën lidhjen mes deklaratës së Bellanicës dhe deklaratës së pasurisë prej 1 milionë euro të deklaruar nga Lulzim Basha më 2005 kur hyri në politikë, gjithkush mund ta mendojë se kush është burimi i këtyre parave.

Pasi nuk mund të besohet që një përkthyes në UNMIK të arrijë të fitojë në pak muaj punë 1 milionë euro për të hyrë i pasur në politikë, çka ngjall dyshime serioze se filmimet e masakrës serbe të Krushës në Kosovë janë konvertuar në para.

Që Basha nuk i ka dorëzuar tek misioni i OKB dhe as në Gjykatën e Hagës, kjo nuk ka diskutim, pasi do ishin përdorur në gjyqin ndaj Milosheviçit dhe kriminelëve serbë për t’i dënuar.

Lulzim Basha nuk ia ka dhënë as ndonjë mediaje të fuqishme botërore, të cilat janë në kërkim të këtyre ngjarjeve, që do të përbënte dhe kulmin e karrierës së tyre, pasi do ishin publikuar deri tani.

Që Lulzim Basha ti ketë mbajtur në arkivën e vet, me gjithë ato akuza, do t’i kishte dorëzuar publikisht filmimet dhe do të kishte dhënë ndonjë deklaratë në mbrojtje të vetes.

Tashmë që është vënë nën shënjestrën e Ramës që po i përmend të gjitha bëmat në Kosovë dhe kundër saj, ka ardhur koha që Basha të flasë për zhdukjen e filmimeve të Krushës në Kosovë kur serbët ekzekutuan 240 njerëz të pafajshëm. Të mohojë akuzat të paktën.

Pasuria e Lulzim Bashës në vitin 2004, kur hyri në politikë:

-Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro (shitur)

-Apartament ne Tiranë, 205 mijë USD / 171.700 euro

-Apartament në Durrës, 33 mijë euro

-Apartament në Tiranë, 17.500 lekë

-Apartament në Tiranë, 62 mijë USD/52 mijë euro

-Troje 22 100 metra 2 në Tepelenë

-Automjet Mercedes Benz, 72 mijë euro

-Pikturë , 6500 euro

-Orë dore, 5200 euro

-Ore dore, 4500 euro

-Unazë diamanti, 11.500 euro

-Servis porcelani, 6800 euro

-Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD/15 mijë euro

-Depozitë bankare, 52 mijë USD / 43.500 euro

-Depozitë bankare, 81 mijë euro

Të ardhura si këshilltar në UNMIK, 80 mijë USD

Të ardhura nga bashkëshortja, 52 mijë euro. /M.Nikaj-TemA