osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bashkëshortja e Fullanit dhe Ivi Kaso legalizojnë “Berlinin” pasi u prish

Bashkëshortja e Fullanit dhe Ivi Kaso legalizojnë “Berlinin” pasi u prish

Bashkëshortja e Guvernatorit të bankës së shtetit, Arjana Fullani, anëtare e Gjykatës se Lartë, ish- Inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, Ivi Kaso dhe një tjetër qytetare, jo person publik, janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, aty ku më parë ka qenë restorant Berlini.

Fullani dhe Kaso kanë përfituar një sipërfaqe tokë afërsisht 200 metra katrorë, duke legalizuar një ndërtesë të prishur nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetëdeklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte.

Por, sipas origjinës se pronës së përfituar, është legalizuar një sipërfaqe ndërtimi 200 metra katrorë, për shkak të supozimit se ka ekzistuar një ndërtesë 190 metra katrorë. Por, ajo çfarë bëhet më e dyshimtë, është pikërisht fakti se në Hipotekë shfaqet si pronare jo personi që ka vetëdeklaruar legalizmin, por bashkëshortja e guvernatorit të BSH, Arjana Fullani, ish-Inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, Ivi Kaso dhe një qytetare tjetër, jo person publik. Të tre poseduesit e rinj të pronës kanë bërë bashkimin e pasurisë dhe rezultojnë pronarë të saj.

Vetëdeklarimi për legalizm në mënyrë të paligjshme, është bërë nën garancitë e një personi që mbulonte zyrën antikorrupsion të Berishës, dhe një gjykatëseje të Gjykatës së Lartë. Po ashtu, dhe hipotekimi në kohë rekord i saj. Duke u nisur nga të gjitha faktet e sipërpërmendura, Prokuroria është ajo e cila duhet të hetojë procedurën e legalizimit të këtij trualli, i cili në momentin e legalizimit ka qenë thjesht sipërfaqe e lirë dhe mënyrën se si prona ka përfunduar tek një gjykatëse e Gjykatës së Lartë dhe koka e “antikorrupsionit” të Berishës.