osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

BE i shton fondet Shqipërisë për të kapur “peshqit e mëdhenj”, por deri tani vetëm “cironka” në rrjetë

BE i shton fondet Shqipërisë për të kapur “peshqit e mëdhenj”, por deri tani vetëm “cironka” në rrjetë

Reforma shqiptare në Drejtësi po jep rezultat dhe është e pakthyeshme. Kështu është shprehur të hënën, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca gjatë një takimi mbi “Rolin strategjik të KLGJ-së dhe KLP-së në zbatimin e Reformës në Drejtësi”.

Soreca tha se tashmë kemi kaluar nga nevoja për ta mbrojtur Reformën në diskutime për zbatimin real të saj.

Ai theksoi se, BE-ja do ta shtojë mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi me një program të rëndësishëm prej 34 milionë eurosh, gjatë 3 viteve të ardhshëm.

“Hapat vendimtarë të muajve të fundit, duke përfshirë themelimin e dy Këshillave, kanë treguar se reforma po jep rezultate dhe është e pakthyeshme.

Jam i gëzuar që kemi ecur përpara, nga nevoja për ta mbrojtur Reformën, në diskutime mbi zbatimin e saj aktual dhe në veçanti, mbi faktin se si mund ta mbështesë atë BE-ja”, tha Soreca.

“Nevoja për të konsoliduar progresin në këtë fushë u theksua gjithashtu edhe nga shtetet anëtare në konkluzionet e Këshillit të qershorit të kaluar.

Prandaj kjo rëndësi politike reflektohet në peshën që i është dhënë drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në mbështetjen tonë financiare: Gati 100 milionë euro gjatë pesë viteve të fundit”, vijoi ai.

Sipas ambasadorit të BE-së në Tiranë, kjo mbështetje e BE nuk do ndalet këtu.

“Nëse do të arrihen rezultate në zbatimin e Strategjisë së Drejtësisë – për shembull në sigurimin e mjediseve të reja, si dhe në përmirësimin e aktiviteteve të saj të trajnimit për Shkollën e Magjistraturës – fondet e BE-së do të vihen në dispozicion të buxhetit si një kontribut për këto përpjekje.

Kjo vlen për të gjitha institucionet e tjera që kontribuojnë për zbatimin e reformës. Kjo mbështetje e re do të ofrojë ngritjen e kapaciteteve dhe asistencën teknike që ne po e përgatisim me Ministrinë e Drejtësisë si koordinatore.

Tani është momenti për të përcaktuar nevojat tuaja dhe për të parashtruar propozime për mbështetje”, theksoi Soreca.