osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

BE nis diskutimet për fazën e dytë të negociatave me Shqipërinë: Duhet të ngrihen brenda dhjetorit, Kushtetuesja, Gjykata e Lartë dhe BKH

BE nis diskutimet për fazën e dytë të negociatave me Shqipërinë: Duhet të ngrihen brenda dhjetorit, Kushtetuesja, Gjykata e Lartë dhe BKH

Bashkimi Europian ka vendosur të nisë diskutimet për fazën e dytë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin pranë Komisionit Europian, Christian Danielson, paraqiti dje propozimin e Komisionit dhe përditësimet për dy vendet në mbledhjen e zhvilluar në nivel ambasadorësh. Pak ditë më parë Komisioni Europian prezantoi kornizën e negociatorëve me Shqipërinë.

Presidenca gjermane ka deklaruar se synimi i tyre është miratimi i kuadrit negociator gjatë muajt tetor dhe po në të njëjtën periudhë kohore mund të caktohet edhe data për konferencën e parë ndërqeveritare me Ballkanin Perëndimor. Projekt-kuadri negociues që u paraqit nga Komisioni do të pasurohet me qëndrimet e vendeve anëtare gjatë bisedimeve që do të zhvillohen në Bruksel, para miratimit të tij të mundshëm në tetor.

Por që të përcaktohet mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, vendi ynë duhet të vijojë me plotësimin e kushteve. Në kuadrin negociues, bëhet e qartë se kushtet kryesore që duhet të përmbushen janë, ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, mbyllja e reformës zgjedhore dhe vijimi i luftës ndaj korrupsionit, si dhe duhet të përfundojnë procedurat për emërimin sa më parë të kreut të BKH brenda muajit dhjetor të këtij viti. “Në veçanti,

Shqipëria tashmë ka bërë përparime në përmbushjen e kushteve që duhet të përmbushen para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Pritet përparim i mëtejshëm veçanërisht për të miratuar reformën zgjedhore, pas marrëveshjes politike të 5 qershorit, të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të përfundojë procedurat për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimeve, dhe të forcojë më tej luftën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar, i cili mbetet një objektiv afatgjatë, duke përfshirë zbatimin e masave fillestare të planit të veprimit që adresojnë rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar”, thuhet në dokument.

Por gjatë konferencës së parë ndërqeveritare do të kërkohet që Shqipëria të miratojë një udhërrëfyes për kapitujt e sundimit të ligjit të sigurojë zbatimin e plotë pas pranimit. Kështu, BE i ka bërë një tjetër thirrje Shqipërisë për hetime të bujshme. Po ashtu, Bashkimi Europian ka kërkuar nga vendi ynë përfundimin e reformës zgjedhore, si dhe një vendim përfundimtar mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.