osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Becchetti drejt gjykimit në mungesë për mashtrim, vjedhje dhe evazion fiskal! Kryeprokurorja e Tiranës flet për çështjen

Becchetti drejt gjykimit në mungesë për mashtrim, vjedhje dhe evazion fiskal! Kryeprokurorja e Tiranës flet për çështjen

Kryeprokuroja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka folur mbrëmjen e sotme për çështjet e “nxehta” që ka Prokuroria, si vrasja e Artan Santos apo gjyqi ndaj Becchettit.

Për sa i përket çështjes së sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, Imeraj tha se ai është i akuzuar për “pastrim parash”, mashtrim dhe evazion fiskaldhe kjo akuzë nuk ka lidhje me çështjen e tij ndaj Shqipërisë në Arbitrazh.

“Çështja “Becchetti” është në gjykim, pasi akuzohet për “Pastrim parash” dhe vijon gjykimi, ku po merren prova dhe po pyeten dëshmitarë. Kjo është një akuzë e ngritur nga prokuroria disa vite më parë, por s’ka lidhje me Arbitrazhin”, u shpreh kryeprokurorja.

Kryeprokurorja ka folur edhe për vrasjen e Artan Santos, ku u shpreh se dosja për vrasjen e tij është rihapur për shkak se ka prova të reja që mund të sjellin zbardhjen e çështjes.

“Në duhet të heqim dorë dhe ju si media dhe ne si prokurorë dhe Gjykata në vetvete dhe opinioni mbarë nga të veshurit e Prokurorisë me përdorimin sepse në këtë mënyrë nuk lini prokurorët dhe gjyqtarët të bëjnë punën e tyre. Ne po flasim për një ngjarje më të frekuentuar të Tiranës dhe më të mbrojtur dhe është një lloj sfide për çdo prokurorë që merret me këtë çështje”-tha Imeri.

Ka detaje të reja për çështjen “Santo”?

Çdo rifillim i një çështje bëhet në bazë të një plani të mirëstudiuar kur dalin element të rinj që mund ti shfrytëzojmë për të gjetur autorin.

Ka të penduar për këtë çështje?

Në detaje të tjera nuk munde ti ndajmë me opinion publik për shkak të sekretit hetimor. Nuk do të doja ta zgjasja më shumë të folurën për hetimin e vrasjes së Santos për shkak se kjo dosje i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.