Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me debatet dhe kritikat e fundit për projektin e ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura në qytetin e Shkodrës, pas apelit te perbashket te deputeteve te Shkodres Kliti Hotit te PD dhe Marjana Koçekut te PS
Sipas Becit, projekti konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme mjedisore dhe infrastrukturore për qytetin ndër vite dhe financohet nga Bashkimi Europian, Qeveria Gjermane dhe Qeveria Zvicerane, përmes KfW-së.
Ai bëri të ditur se projekti ndodhet aktualisht në fazën e prokurimit të punimeve dhe parashikon ndërtimin e impiantit modern të trajtimit të ujërave, rehabilitimin e stacionit kryesor të pompimit, ndërtimin e linjës kryesore të transmetimit, si dhe kalimin nëntokësor të tubacionit poshtë lumit Buna përmes teknologjisë së mikro-tunelimit.
Sipas kreut të Bashkisë, investimi synon të reduktojë ndjeshëm derdhjen e ujërave të ndotura në Liqeni i Shkodrës, Lumi Buna dhe Lumi Drin, duke minimizuar ndikimin negativ në ekosistemet ujore dhe biodiversitetin e zonës.
Në reagimin e tij, Beci nuk kurseu as ironinë ndaj kritikëve politikë, teksa deklaroi se “dëshira e deputetëve të rinj për të bërë lajm” do të ishte më e dobishme nëse fokusohej tek problematikat që ende nuk kanë marrë zgjidhje dhe jo tek projektet madhore që, sipas tij, janë tashmë në proces konkret zbatimi dhe në interes afatgjatë të qytetit.
Me financim të miratuar nga Bashkimi Europian, Qeveria Gjermane dhe Qeveria Zvicerane, pritet të nisë një nga projektet më të rëndësishme mjedisore dhe infrastrukturore për Shkodrën ndër vite: ndërtimi i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura të qytetit.
Projekti, që po zbatohet nëpërmjet KfW ndodhet tashmë në fazën e prokurimit të punimeve, përfshin ndërtimin e impiantit modern të trajtimit, rehabilitimin e stacionit kryesor të pompimit, ndërtimin e linjës kryesore të transmetimit drejt impiantit, si dhe kalimin nëntokësor të tubacionit poshtë lumit Buna përmes teknologjisë së mikro-tunelimit, në përputhje me standardet dhe direktivat e Bashkimit Europian për trajtimin e ujërave urbane.
Ky investim madhor synon të reduktojë ndjeshëm derdhjen e ujërave të ndotura të patrajtuara në Liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe lumin Drin, duke eleminuar nuar ngarkesat organike dhe kimike ne Liqen dhe ndikimin negativ në ekosistemet ujore të zonës.
Mbrojtja e Liqenit të Shkodrës dhe biodiversitetit të tij unik nuk është vetëm çështje mjedisi, por edhe një investim strategjik për cilësinë e jetës, zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen turistike të qytetit dhe gjithë rajonit.
E mirëkuptoj dëshirën e deputetëve të rinj për të bërë lajm duke kritikuar fenomene negative se dhe çdo projekt apo çdo ndërhyrje publike.
Është pjesë e politikës por do të ishte shumë më e dobishme që kjo energji të fokusohej tek problemet që ende nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes, dhe jo tek projekte madhore që janë financuar nga partnerët ndërkombëtarë, janë në proces konkret zbatimi dhe i shërbejnë interesit afatgjatë të Shkodrës dhe qytetarëve të saj.
.

