HomeAktualitetDebat

Berisha në “foltore me krushqit”! Deputeti reagon sërish për misterin e protestës: PD duhet të përgjigjet për tre mercenarët italianët me molotov

Berisha në “foltore me krushqit”! Deputeti reagon sërish për misterin e protestës: PD duhet të përgjigjet për tre mercenarët italianët me molotov

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka postuar një foto nga foltorja e Sali Berishës, ku duken vetëm militantët e zakonshëm që janë mbledhur për ta dëgjuar.

Ai përsërit pyetjen lidhur me 3 italianët e proceduar nga policia në protestën e 8 majit, një çështje për të cilën thekson se PD s’e ka sqaruar ende.

“Përtej krushqve të sotëm, në protestën e të premtes Policia e Shtetit ka proceduar tre shtetas italianë për sulm me gurë/molotovë ndaj Policisë së Shtetit. Partia Demokratike i detyrohet publikut një përgjigje për këtë përfshirje të shtetasve të huaj në dhunën e protestave”, shkruan Balla.