osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës bën vlerësimet për humorin e natës së Vitit të Ri

Bilushi i Metës bën vlerësimet për humorin e natës së Vitit të Ri

Pas përfundimit të emisioneve të Vitit të Ri në televizionet tona kombëtare, Bilushi i Metës vendosi të ndajë disa certifikata mirënjohjeje për humorin e Vitit të Ri.

Në vend të parë “Portokallia”. Ky emision meriton mirënjohjen e vitit për humor, pasi në shenjë respekti për situatën e rëndë ekonomike dhe politike, nuk na bëri asnjëherë për të qeshur gjatë gjithë natës së vitit të ri. Kjo është një përgjegjshmëri e lartë qytetare dhe një kontribut i madh politik në ditët që jetojmë.

Në një vend ku vdekjet shtohen çdo ditë, dhe ku qeveria është e korruptuar, të bësh njerëzit për të qeshur është krim. “Portokallia” tregoi se e ka pjekurinë dhe nivelin e duhur qytetar për t’iu përgjigjur realitetit.

Në vend të dytë është “Klanifornia”, një emision i cili i është përmbajtur gjatë gjithë kohës që nga fillimi, parimit që aplikoi “Portokallia” këtë vit. Ky emision do të kishte fituar sivjet vendin e parë, për faktin që nuk të bën për të qeshur në një situatë të rëndë ekonomike, por këtë rregull e prishi drejtuesi i saj Jul Deda, i cili në disa raste i detyroi njerëzit të qeshnin pasi tha “Luli do fitojë”. Për këtë klasifikohet i dyti pas “Portokallisë”.

Në vend të tretë TVSH, i cili është kthyer në një muze humori. Dmth para se të fillojë emisioni t’i duhet të qash një herë për gjithë aktorët që kanë vdekur, pastaj do t’i shikosh e të qeshësh. Fakti që t’i përziejnë emocionet I ka çuar ata në vend të tretë.

Meqë shumica e aktorëve që bëjnë humor natën e Vitit të Ri në TVSh nuk rrojnë më, shumë nga teleshikuesit më shumë qanin kur i shikonin, se sa qeshnin me skeçet e tyre të vjetër.

Në vend të katërt është zeni.tv. Ai vërtet nuk kishte emision humori, por emisioni I lajmeve e zëvendësonte këtë mungesë dhe t’i mund të qeshje me lajmet e Qim Pekës.

Në vend të pestë është Ora News me refleksionet e Grida Dumes. Aty të krijohej ideja që ajo do priste damarët dhe të vinte për të qeshur.

Tv-të e tjera nuk i klasifikuam për mungesë standardi, në pritje për t’u trajnuar për humor tek Ermali apo Vasil Naçi.