osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës dyshon për gjobën ndaj Lali Erit nga KQZ

Bilushi i Metës dyshon për gjobën ndaj Lali Erit nga KQZ

Pas lajmit se KQZ ka gjobitur lali Erin, që inaguron shtëpitë e prishura nga tërmeti duke u dhuruar çelësa banorëve, Bilushi i Metës shikon një skenar për të goditur presidentin:

“Të dashur miq!

Pashë vendimin e Celibashit për të gjobitur rëndë lali Erin pse dhuron çelësa shtëpish të dëmtuara nga tërmeti për banorët.

Në pamje të parë duket gjë korrekte, por ne kemi dyshimet tona.

Dyshimet bazohen tek fakti se, duke bërë shembull lali Erin, KQZ tenton të shkojë tek zyra e presidentit dhe të ndalojë atë të bëjë ceremoni dhe dekorime elektorale në fushatë.

Ndaj nuk jemi të qartë se në cilën pjesë duhet ndëshkuar lali Eri në këtë pikë.

Fjala vjen, dhurimi i çelësit mund të quhet shkelje, pasi detyra e kryetarit të Bashkisë nuk është të dhurojë çelësa, por të rregullojë shtëpinë.

Aq më tepër që ai u jep çelësin atyre që i gjen brenda në shtëpi.

Ky mendoj është gabim.

Por ne dyshojmë se KQZ e ka bërë këtë, pasi kërkon të nisë sulmin ndaj presidentit Meta.

Nga verifikimet e bëra, gjithë të dekoruarit e tre muajve të fundit, janë përfshirë në fushatë elektorale të LSI.

Dy të dekoruarit e fundit nga Berati braktisën menjëherë një subjekt politik sapo morën dekoratën dhe shkuan tek LSI.

A mund të quhet kjo shfrytëzim posti për fushatë elektorale?

Jo.

Ka një ndryshim të madh.

Ndryshe nga lali Eri, që shkon i takon pasi ua mbaron shtëpinë, Ilir Meta i takon ata para se të hyjnë në LSI dhe i dekoron.

Pra kur presidenti i dekoron ata, ata nuk janë me LSI.

Pas kësaj bëhen. Kjo ka të bëjë me aftësinë e tij për t’iu ngjallur atyre admirim për LSI-në, por nuk është shkelje.

KQZ ka filluar i heton gjithë aktivitet e presidentit me qëllim që t’i sulmojë, pas kësaj që i bëri lali Erit.

Ndaj dyshojmë se është e gjitha një skenar kundër nesh.

Po kjo nuk ka për të ndalur presidentin.

Objektivi është që deri më 25 prill çdo fshat apo lagje e Shqipërisë të ketë mbi tre të dekoruar nga presidenti.

KQZ të vërë gjoba sa të dojë, më shumë se votat nuk do na kushtojnë”.