osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës, i shqetësuar nga ulja e numrit të vdekjeve

Bilushi i Metës, i shqetësuar nga ulja e numrit të vdekjeve

Pas uljes së numrit të vdekjeve dhe shifrave më të stabilizuara për të sëmurët me Covid-19, Bilushi i Metës bëri publik shqetësimin e presidentit dhe Komitetit anti-qeveritar pro Covid-19, mbi situatën:

“Të dashur gazetarë!

Komiteti anti-qeveritar pro Covid-19, konstaton me shqetësim se ditët e fundit po shkon drejt rënies, numuri i vdekjeve nga Covid-19 dhe numuri i të infektuarëve.

Kjo është një vepër makabre e Edi Ramës dhe Komitetit që ai drejton.

Komiteti anti-qeveritar pro Covid-19, ka pasur sot një debat rreth kësaj çështje, ku u parashtruan këto probleme.

Kryetari i Komitetit, Sali Berisha, me profesion mjek, konstaton se ulja e numrit të vdekjeve i atribuohet gazetës TemA, gazetës Shqiptarja.com, televizionit Top Channel dhe emisionit të Kol Ballës.

Sipas tij, të sëmurët gënjehen nga lajmet e tyre dhe e kanë shtyrë vdekjen për më vonë.

Për këtë, ai kërkon dënimin e këtyre medieve.

Nënkryetari i Komitetit, Edmond Panariti, e shpjegon uljen e numrit të vdekjeve me lajmet e rreme për vaksinën.

Duke i gënjyer njerëzit se po sjell vaksinën nga Amerika, Edi Rama u ka ngjallur atyre shpresa të rreme dhe ato po shtyjnë vdekjen, me qëllim që të kapin vaksinën.

Eksperti kryesor i Komitetit, Petrit Vasili, e shpjegon uljen e numrit të vdekjeve, me forcimin e aksionit opozitar.

Ai mendon se fakti që njerëzit dolën në protesta, u dha atyre shpresë të re për jetën dhe ata tani po luftojnë me vdekjen, me shpresë se është e afërt dita e 25 prillit.

Në debat ka marr pjesë dhe presidenti Ilir Meta, i cili mendon se ulja e numrit të vdekjeve lidhet me strategjinë e Edi Ramës, që të vdekurit të votojnë më 25 prill duke mos i ç’rregjistruar.

Por për këtë ai premtoi se do nisë një hetim.

Sidoqoftë të dashur gazetarë, shifrat janë shqetësuese.

Në këtë kohë ne prisnim arkivole në rrugë, kurse gjëndja tenton të paraqitet si normale”.