osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës jep sqarim për videon ku shaqet presidenti i pirë

Bilushi i Metës jep sqarim për videon ku shaqet presidenti i pirë

Jam i detyruar të reagoj zyrtarisht ndaj përpjekjeve për të denigruar figurën e presidentit, pas publikimit të një video-je dhe disa fotove ku presidenti shfaqet i pirë, nën shoqërinë e njerëzve me të shkuar kriminale.

Së pari, presidenti i Republikës e ka orarin e tij zyrtar 08:00 deri në 16:00.

Pas kësaj ore ai ndihmon gruan në punët e shtëpisë dhe partisë.

Në rastin konkret, ishte duke ndihmuar gruan në punët e partisë.

Dy netë më parë ai u ftua nga komuniteti i demokratëve të mërzitur të Kamzës, të cilët donin t’i jepnin besën se tani që nuk është Mziu, ata do jenë me LSI-në.

Presidenti shkoi dhe natyrisht duke dëgjuar këngë patriotike, ai e ka tejkaluar pak masën e alkoolit.

Por dhe kjo nuk është shkelje, pasi presidenti udhëton me shofer dhe nuk i jep vetë makinës.

Së dyti, presidenti nuk ka hedhur lekë në valle.

Këngëtari që mban lekë në duar nuk i ka marrë ato nga presidenti, por nga të tjerë.

Presidenti nuk jep lekë. Ai vetëm merr kur është nevoja, ose kur i duhen.

Ndaj përpjekja për ta paraqitur si njeri që blen vota duke paguar lekë në valle, është dashakeqe dhe synon prerjen e dorës së presidentit.

Së treti, edhe në gjendje të dehur, presidenti vazhdon të bëjë shqiponjën me dy duar.

Kjo tregon se ai dhe në pikën e fundit të gjakut do jetë patriot dhe do mendojë vetëm për atdheun.

Askush tjetër nuk është aq i betuar për të qenë patriot sa ai..

Së katërti, ata që thonë se presidenti po këndonte me regjistrim janë dashakeq.

Presidenti e di përmendësh atë këngë dhe e këndoi disa herë refrenin: “Ndalu hasëm se ka burra, qisin armët flakë në kulla”

Dhe natyrisht që e ka fjalën për Edi Ramën.

Sa i përket akuzave të Taulant Ballës, që personi që këndon për Ilir Metën është dënuar për vrasje, tregon mentalitetin komunist të PS, që përpiqet t’i trajtojë njerëzit e dënuar për vrasje, si njerëz që nuk mund të rehabilitohen.

Ky është mentalitet i vjetër komunist.

Biles dhe atëhere shoqëria të jepte dorën të rehabilitoheshe.

Së fundi, ju bëj me dije se presidenti do ketë çdo ditë takime të tilla pas orarit të punës, pasi puna si kryetar i LSI është punë e dytë, por nga rëndësia e para.