osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës jep vërejtje të reja për organizatorët e protestave

Bilushi i Metës jep vërejtje të reja për organizatorët e protestave

Mbrëmjen e sotme, pasi protestuesit nuk dolën më në shesh, Bilushi i Metës vendosi të japë disa vërejtje të reja për ekipin organizator, që morën përsipër protestat dhe nuk ja dolën me sukses.

1-Televizioni zeni.net ka bërë një gabim të rëndë në titra.

Ai shkruan: “Protestuesit nuk kanë njoftuar që do dalin sot në protestë”.

Fjalia e duhur është: “Protestuesit nuk janë njoftuar të dalin sot në protestë”.

Pra nuk duhet t’ia hedhim fajin tonë popullit.

Të rinjtë janë treguar të gatshëm kur jemi treguar korrekt me ta.

2-Lolita duhet të bëjë kujdes të ruajë proflin e njohut të Lolitës si një femër që josh të gjithe meshkujt, jo si femër që josh vetëm Lulin, se ashtu nuk quhet më Lolitë, po Lorenë.

Kjo të jetë vërejtja e fundit, meqë është nënë me fëmijë dhe i kemi të pakta ersekaret në radhët tona.

Ndryshe do t’i gjejmë një skraparli të martuar me biznese ta martojmë, që të quhet prapë Lolitë.

3-Luli duhet ta përmbante veten të mos dilte sot në konferencë shtypi, pasi kishim shpresa ta mbanim dhe sot protestën.

Sa doli ai, çunat tanë nuk dalin më, nuk duan as lekë.

Herë tjetër duhet të na lajmërojë kur të dalë.

4-Doktori e ka tepëruar me rrëfimet e tij, pasi ka treguar që e njihte Lulin që kur ishte kamarier në Rinas dhe Aurelën që kur ishte 17- vjeçe.

Kjo nxit ikjen e kamarierëve jashtë shtetit në Hollandë, dhe ëndrrën e tyre për t’u kthyer si kandidatë për kryeministër.

Ilir Meta si president është kundër ikjeve masive të të rinjve, por kjo deklaratë e Doktorit mund të na dëmtojë.

5-Stresi ka bërë gabim që është larguar nga vendi, pasi vendin e tij e zuri Noizy.

Stresi bëri luftën dhe lavdinë e mori Noizy, duke shkuar tek shtëpia e viktimës.

Tani ai duhet të nxitojë të bëj këngën për Klodianin, para Noizy-t, ndryshe do humbasë shumë pikë.

6-Nikolla e ka tepëruar me ankesat ndaj ambasadores së SHBA dhe atij të BE, pse nuk kanë reaguar ashpër për ndalimin e kryeredaktorit të tij nga policia.

Ai duhet ta kuptojë që ata e bëjnë nga inati i presidentit, ngaqë e konsiderojnë Nikollën aleat të presidentit.

Ne nuk duhet t’u biem në gjunjë të huajve. I dalim vet zot vetes.

7-Monika nuk ka pse tregon në publik sekretet që flet me ambasadoren amerikane, sidomos akuzat që ajo bën, sikur ne të LSI paguajmë këta djemtë që thyejnë.

Nuk është puna se mërzitemi nga ato që thotë ambasadorja, por këta djemtë sa dëgjuan për lekët, rritën menjëherë pazarin dhe nuk e përballuam dot, pasi jo të gjithë e dinin që ndaheshin lekë.