osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës reagon ndaj doktor Halimit

Bilushi i Metës reagon ndaj doktor Halimit

Pas intervistës që doktor Halimi dha rreth kurtheve që i ishin ngritur në Partinë Demokratike për të mos e kandiduar më, Bilushi i Metës ju bashkua korit të PD-së, që filloi të sulmonte doktorin:

“Të dashur miq demokratë!

Tani e dëgjuat vetë doktor Halimin, se çfarë tha për PD-në.

Ne si LSI e kemi ditur me kohë se kush është ky person.

Në vitin 2015, lideri ynë Ilir Meta na mblodhi dhe na tha:

-Tani ne jemi në koalicion me PS-në, por në fakt duhet të votojmë për PD-në.

Problem është se PD ka vendosur doktor Halimin dhe ai nuk është burrë i mirë.

Dhe Meta na rreshtoi një sërë të metash të doktor Halimit.

Atëhere ne vendosëm të votojmë Erion Veliajn.

Shumë njerëz nga PD na morën inat.

Bile na e kanë përmendur këtë si mëkat dhe kur u bëmë bashkë më 2017.

Por e vërteta vonon, por nuk harron.

Doktor Halimi e tregoi veten.

Ai sulmoi Tritan Shehun për 500 mijë euro.

Po si mund të sulmohet një politikan i kalibrit të Tritanit për 500 mijë euro!

Po ai 500 mijë euro i ka para xhepi.

Pastaj për partinë i ka, se ka paguar dy herë kunatin të kandidojë në Gjirokastër.

Apo më keq akoma shkon e sulmon drejtorin e spitalit të Gjirokastrës për 100 mijë euro.

Po në Gjirokastër me 100 mijë euro kalojnë dhjetë vjet.

Babaramo përshembull me 200 litra naftë dhe dy palë këpucë shtyn vitin, kur ja japin falas.

Ndaj mendoj se ju më në fund erdhët tek qëndrimet tona.

Çfarë ka thënë LSI për doktor Halimin më 2015, ju po i thoni më 2021.

Jeni gjashtë vjet me vonesë, pas LSI-së.

Por kjo nuk ka për të na ndarë.

Do vazhdojmë të bashkuar përpara”.