osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës shpjegon pse Monika fitoi 250 për qind

Bilushi i Metës shpjegon pse Monika fitoi 250 për qind

Pas publikimit të rezultateve për kreun e LSI-së, pati një surprizë.

Nga rreth 17 mijë anëtarë të rregjistruar të LSI, Monika mori rreth 43 mijë, afërisht 250 për qind.

Në një komunikim me gazetarët, Bilushi i Metës dha këtë shpjegim:

“Siç ju kemi njoftuar, në LSI ekzistonte një tension paraprak, se na duhej të gjenim një votues që të votonte kundër Monikës.

Meqë përpjekjet tona dështuan, pasi në minutën e fundit edhe unë vendosa të votoja pro, atëhere zgjodhëm një taktikë tjetër.

LSI sa herë që ngel keq dhe nuk ka rrugëzgjidhje, i drejtohet popullit.

Kështu bëmë dhe ne.

Dhamë një udhëzim që në zgjedhjet për kryetare të LSI, të mos votojë vetëm anëtarësia e LSI, por kush të ketë dëshirë.

Kështu qendrat e votimit u hapën për popullin e thjeshtë.

Çdokush që kalonte, pyeste çfarë bëhet këtu, dhe ne u tregonim se këtu votohet.

-Përse votohet, pyesnin njerëzit?

-Votohet për Monika Kryemadhin, iu thoshim ne.

Njerëzit kishin shumë interes.

Meqë nuk kishte rivalë, ne kishim bërë një fletë votimi me dy kuti në krah të Monikës, nje me minus, dhe një me plus.

-Po si votohet për këtë, pyesnin njerëzit?

-Nëse e ke qejf Monika Kryemadhin, mund të vësh një shenjë me një vizë, nëse e ke inat mund t’i vësh një kryq tek kjo kutia.

Atëhere populli vërshoi në kuti votimi dhe krejt i vinin kryq.

Në fund, kur numëruam votat, pamë se nga 17 mijë antarë të LSI, kishin votuar 43 mijë.

Dhe nga gjithë këta, vetëm rreth 800 vetë kishin vënë vizë si minus.

Gjithë të tjerët kishin vendosur kryq.

Atëhere Komisioni i Zgjedhjeve vendosi që kryqi të jetë shenja legjitime e votimit.

Kështu Monika u shpall fituese me 250 për qind të votave, që tregon se sa vlerë ka ballafaqimi me popullin”.